Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

robert kennedyRobert F. Kennedy (1925-1968)

Vëllai i presidentit John Kennedy. Ministër i Drejtësisë dhe prokuror. Pas vrasjes së vëllait kandidoi për në senatin amerikan dhe vuri kandidaturën e tij për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U qëllua në pesë qershor 1968 në hotel Ambasador në Los Anxhelos, gjatë një takimi me mbështetësit e tij. Vdiq pas dy ditësh në spital pas plagëve, në moshën 42-vjeçare.


 

Fjalimi i Robert Kenedit (Prill 1968)

Nuk është një ditë për të bërë politikë. E kam ruajtur këtë rast që tju flas shkurtimisht në lidhje me kërcënimin e dhunës së verbër që i kanoset Amerikës, e cila përsëri njollosi vëndin dhe jetët e secilit prej nesh. Kjo nuk ka të bëjë me racën e dikujt, viktimat e dhunës janë te zinjë dhe të bardhë, të pasur dhe të varfër , të rinj dhe të moshuar, të famshëm dhe të thjeshte, por mbi të gjitha janë qënie njerëzore , të dashurit e të afërmit e qënieve të tjera njerëzore
Askush , pa marrë parasysh se ku jeton , ose cfarë bën, nuk eshte i sigurt se kush do të jetë viktima e radhës e ndonjë akti të pakuptimtë gjakderdhjeje. E megjithatë këto akte vazhdojne e vazhdojne të kryhen në këtë vend.
Pse? Cfarë ka arritur ndonjëherë dhuna? Apo, çfarë ka krijuar ndonjëhere ajo? Asnjëherë plumbat vrasës nuk kanë mundur të ndalojnë kauzat e drejta. Asnjë kauzë e padrejtë nuk është bërë e drejtë nëpërmjet demostratave apo trazirave. Një snajper është vetëm një frikacak, jo një hero dhe një i pakontrolluar ose turmat e pakontrolluara, janë vetëm zëri i çmendurisë, jo i popullit.
Sa herë që merret jeta e një amerikani nga një amerikan tjetër, pak rëndësi ka nëse ajo është bërë në emër të ligjit ose në kundërshtim me ligjin, nga një njeri apo një bandë gjakftohtë, në një sulm te dhunshëm apo në përgjigje të dhunës, sa herë që ne shkatërrojmë atë që dikush me djersë e gjak ka ndërtuar për veten dhe fëmijët e tij, ne degradohemi si komb.
Në mesin e njerëzve të lirë – Thoshte Abraham Lincoln, – nuk mund të ketë sukses ai që braktis rrugën demokratike për atë të plumbave, kauza e tij edhe nëse është e drejtë,nuk do të mbështetet dhe do te paguajë koston. Megjithatë, me sa duket ne tolerojmë një nivel në rritje të dhunës, që injoron humanizmin dhe pretendimet tona për qytetërim.
Ne me qetësi pranojmë reportazhet e gazetave mbi vrasjen e civilëve në vënde larg nesh. Ne kemi ngritur në kult filmat me vrasje dhe dhunë ne ekranët tona televizivë duke e quajmë atë argëtim. Ne e bëjmë të lehtë për njerëzit e të gjitha gjëndjeve mendore posedimin e cdo lloj arme e municioni që ata dëshirojnë. Shume shpesh ne nderojmë krekosjen, arrogancën dhe përdoruesit e forcës, shume shpesh ne justifikojmë ata që janë të gatshëm për të ndërtuar jetën e tyre mbi vuajtjet dhe ëndërrat e thërrmuara të të tjerëve.
Disa amerikane, që predikojnë kundër dhunës jashtë vëndit nuk bëjnë të njëjtën gjë këtu ne atdhe. Disa që akuzojnë të tjerët për nxitje të trazirave shpesh i kanë nxitur ato me sjelljet e tyre. Disa kërkojnë për koka turku, të tjerët për komplote, por një gjë është e sigurtë: Dhuna ushqen dhunën, represioni sjell hakmarjen dhe vetëm një Katharsis i shoqërisë, një ndryshim rrënjësor i saj mund ta largonte këtë sëmundje nga shpirtrat tanë.
Ka dhe një lloj tjetër dhune, më të ngadaltë, por po aq shkatërruese sa e shtëna apo shperthimi i një bombe. – Ajo është dhuna e institucioneve, indiferenca, mos veprimi qe çon në dekompozim të ngadaltë, ajo është dhuna që prek të varfërit, që helmon mardhëniet midis njerëzve.
Diferencimi për arsye rracore, shkatërrimi i ngadalshëm i një fëmije nga uria , shkollat pa libra dhe shtëpitë pa ngrohje në dimër, jane thyerja e shpirtit të njeriut duke i mohuar atij mundësinë për të qëndruar si një baba dhe si një njeri në mes te njerëzve dhe kjo ndikon tek të gjithë ne.
Kur ti i predikon njeriun që të ketë frikë, të urrejë vëllanë e tij, kur ti i thua se ai nuk mund të quhet njeri për shkak të ngjyrës së tij, besimit apo bindjeve politike, kur ti predikon se ata që ndryshojnë nga ty kërcënojnë lirinë, punën ose familjen tënde, atëherë ti e mëson ti shohë të tjerët jo si bashkëqytetarë me të cilët duhet të jetoje, por si armiq, që duhen nënshtruar dhe zotëruar. E në fund ne i shohim vëllezërit tanë, si të huaj, njerëz me të cilët ne ndajmë një qytet, por jo një komunitet, njerëz me të cilët na lidh një banesë e përbashkët por jo nje përpjekje e përbashkët. Ne ndajmë vetëm frikën e përbashkët, një dëshirë të përbashkët per ti qëndruar larg njëri-tjetrit, një impuls të përbashkët për të zgjidhur mosmarrveshjet me forcë. Për të gjitha këto nuk ka një përgjigje përfundimtare, por ne duhet të arrijmë drejtësinë e vërtetë për qytetarët tanë.
Pyetja nuk është se cfare programesh ne duhet të kërkojme e të zbatojmë. Pyetja është nëse mund të gjejmë në zemrat tona synimin human që të pranojmë të vërtetat e egra të ekzistencës sonë. Ne duhet të pranojmë kotësinë e dallimeve të rreme midis njerëzve dhe të mësojmë të ecim përpara e jo të lëmë të tjerët mbrapa. Ne duhet të pranojmë në zemrat tona se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të ndërtohet mbi fatkeqësitë e te tjerëve. Ne duhet të kuptojmë se kjo jetë e shkurtër nuk mund të fisnikërohet ose të pasurohet nga urrejtja dhe hakmarrja. Jetët tona në këtë planet janë shumë të shkurtëra. Për të mos e lënë gjatë këtë frymë urrejtjeje e dhune të lulëzojë në vëndin tonë duhet pune shumë e madhe.
Sigurisht ne nuk mund ta bejme kete me një program masash, as me nje resolute.
Ne qoftë se për një moment do të ndaleshim e te shikonim ata që jetojnë rreth nesh si vëllezër me të cilët ndajmë të njëjtën kohë në këtë planet, se ata ashtu si ne kërkojnë të jetojnë në lumturi e në paqe duke kërkuar ti japim një qëllim te perbashket jetës. Sigurisht, lidhja e një fati të përbashkët, synimet e përbashkëta, mund të fillojë të na mësojë dicka. Të na mësojë ti shohim ata që na rrethojnë si miq e të punojmë pak më fort, të shërojmë plagët e hapura mes nesh e të arrijmë me zemrat tona të ndihemi sërish vëllezër e bashkëqytetarë.

Leave a comment

Libraria Universitare UBT