Kanionet janë lugina shumë të thella e të ngushta në trajtë grykash, me shpate të thikëta gati pingule, me fund që zakonisht zihet i tëri nga një shtrat lumi ose përroi. Thellësitë e tyre mund të shkojnë nga disa dhjetëra në qindra metra. Krijohen nga gërryerja në thellësi e lumenjve, zakonisht në vendet e përbëra prej shkëmbinjsh të ngjeshur e të qëndrueshëm. Në Shqipëri janë shumë të përhapura në të gjithë vendin. Më të njohurit janë: Kanioni i Osumit i Devollit, i Vjosës dhe degëve të saj, Kanioni i Shoshanit në Valbonë, ai i Thethit, , etj. Pamje madhështore ka sidomos Kanioni i Gjipesë, i formuar në përroin me të njejtin emër në bregdetin e Jonit. Kanionet janë vende shumë të përshtatshme për ndërtime hidroteknike (HEC etj.). Për shkak të pamjes madhështore dhe kontrasteve të mëdha që krijojnë në natyrë, kanë vlera te medha turistike.
Flickr API error: Invalid API Key (Key has invalid format)