Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

Ju kujtojmë  autorëve se:  librat që sillen për shpërndarje në Librarinë Universitare të UBT-së,  është mirë  të kenë të vendosur çmimin  e shitjes në kopertinë.

Gjithashtu Libri duhet të jetë i ri, dhe korrekt në lidhje me treguesit dhe specifikimet  e formatit  libër.

Ju kujtojmë klientëve se:  Libraria Universitare UBT nuk merret me mbledhjen e librave të përdorur, as me shpërndarjen e tyre.

Libraria respekton në mënyre rigoroze çdo rregull dhe ligj që lidhet me të drejtën e autorit.

Për shërbimin e reklamimit, mirëmbajtjes dhe shpërndarjes së librave të autorëve të  Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe autorëve te tjerë që kanë botime në këto fusha, libraria mban 10 % të çmimit të vendosur në kopertinën e librit.

Libraria është e disponueshme në çdo ide dhe  bashkëpunim me autorët për të  përmirësuar  punën e  përbashkët, gjithnjë duke ruajtur rregullat dhe standardet  që janë për libraritë në përgjithësi.

Libraria Universitare UBT është nje subjekt shërbimi  që veprimtarinë e saj e kryen, në përputhje të plotë me imazhin dhe rregullat e Universitetit Bujqësor të Tiranës, vënd ku edhe ushtron aktivitetin e saj.

Libraria Universitare UBT

Leave a comment

Libraria Universitare UBT