U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Analiza e Kostove Teori – Prof. Dr. Hidajet Shehu, Dr. Xhelal Mziu, Dr. Belinda Xarba

Tekst Universitar

– Autor: Prof. Dr. Hidajet Shehu, Dr. Xhelal Mziu, Dr. Belinda Xarba
– Shtëpia Botuese: “Dita Print”
– Viti i Botimit: 2018 (ribotim)
– ISBN: 978-9928-229-23-69
– Volumi me: 467 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (24×16.5)cm
– Pesha: 0.800 kg
– Çmimi: 1500 Lekë

Peshë 0.800 g/kg
Përmasa 24 × 16.5 cm

Analiza e kostove paraqet një aspekt me interes vendimtar si për formulimin e gjykimeve mbi leverdishmërinë ekonomike, ashtu edhe me qëllim njohjen dhe kontrollin e dinamikës së vlerave të ndërmarrjes.

Prandaj teksti Analiza e kostove u drejtohet kryesisht atyre që synojnë të përdorin me kompetencë informacionet monetare dhe sasiore në kuadrin e drejtimit të ndërmarrjes. Meqenëse përdoruesit e informacioneve të kostos duhet të njohin mjaftueshëm se si këto informacione janë përgatitur, cili është kuptimi dhe kufizimi i tyre, teksti përfshin edhe disa aspekte teknike të nevojshme për këtë qëllim është paraqitja në mënyrë sintetike dhe me terminologjinë e duhur e koncepteve kryesore dhe e instrumenteve më të rëndësishme duke respektuar në mënyrë rigoroze vijueshmërinë evolutive të realizuar në temën e kostove nga disiplinat shkencore mbi ndërmarrjen.

Natyra dhe qëllimi i sistemeve kontabile; natyra e kontabilitetit të drejtimit; koncepte kryesore mbi kostot; klasifikimi i kostove në funksion të sjelljes së tyre; marzhi i kontributit dhe lidhjet ndërmjet të ardhurave dhe vëllimit, kostot e plota dhe përdorimi i tyre; aspekte të sistemeve të përcaktimit të kostove; kostot standard, sistemi me kosto variabël, kostot e cilësisë dhe kostot e përbashkëta; analiza e shmangieve të kostove të prodhimit; analiza e shmangieve të kostove që nuk i përkasin prodhimit; vendimmarrjet afatshkurtra ndërmjet alternativave të ndryshme etj., janë disa nga problemet kryesore që trajton teksti.

Për problematikën dhe mënyrën e trajtimit të tyre teksti është i vlefshëm për një rreth më të gjerë se auditorët. Autorët, përvojës akademike, i kanë bashkëngjitur edhe eksperiencën e gjatë në menaxhimin e bizneseve, prandaj kontabilistët, ekspertët kontabël të miratuar, financierët, drejtuesit e ndërmarrjeve etj. do të gjejnë në këtë tekst ekspertiza të plota në lidhje me evidentimin, kontabilizimin dhe shfrytëzimin e kostos edhe në raportet me sistemin fiskal.

Share në mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
636 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
544 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
429 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
199 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
161 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
138 products
Veterinari
Veterinari
133 products
Pyje
Pyje
131 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
131 products
Filozofi
Filozofi
85 products
Drejtësi
Drejtësi
76 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
70 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
65 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
59 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
51 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
31 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
3 products
Libraria Universitare UBT