Në librarinë e Universitetit Bujqësor të Tiranës gjendet libri: ANALIZAT LABORATORIKE TE DRITHERAVE, MIELLRAVE, BRUMERAVE DHE PRODUKTEVE TE PJEKJES me 162 faqe. Teksti është hartuar me një nivel metodik shkencor të kohës, i kuptueshëm dhe i zbatueshëm nga studentet dhe specialistet e kësaj fushë.
Teksti përbëhet nga tre pjesë: Pjesa e parë Përcaktimi I Cilësive Të Drithërave Dhe Produkteve Të Blojës trajton analizat organoleptike, si pesha e hektolitrit, shkalla e qelquritetit, etj, dhe kimike, si aciditeti, lagështia, hiri, sedimenti, amidoni, celuloza, proteina, luteni i njomë dhe rrezja e miellit. Pjesa e dyte Reologjia E Brumërave trajton përcaktimin e cilësive të miellrave dhe të brumit për buke dhe produkte të brumit, si aftësia ujëthithëse, forca e miellit, zhvillimi i brumit, rezistenca, elasticiteti, viskoelasticiteti, shkalla e rënies se brumit, qëndrueshmëria e brumit, veprimtaria enzimatike dhe klasa cilësorë e miellrave. Pjesa e trete Përcaktimi I Cilësive Të Produkteve Të Pjekjes/Buka, Makarona, Produktet Konditore. Në këtë pjese jepen analizat laboratorike të bukës, si analizat organoleptike, cilësive fizike, lagështisë, aciditetit, përcaktimi i sasisë së kripës, sheqernave reduktuese, prova e bukëpjekjes. Për makaronat trajtohen analizat e cilësive fizike dhe kimike. Në fund të pjese se analizave trajtohen analizat e produkteve konditore.
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Analizat Laboratorike të Drithërave, Miellrave, Brumërave dhe Produkteve të Pjekjes- Abdyl Sinani, Gafur Xhabiri
Tekst Universitar
– Autor: Abdyl Sinani, Gafur Xhabiri
– Shtepia Botuese : “Cabej”
– Viti i Botimit: 2011
– Volum me: 162 faqe
– Botimi i dyte
– ISBN 978-9989-150-79-1
– Cmimi: 1500 Leke
Peshë | 0.28 g/kg |
---|
Çmimi: 15.00 €
**SHËNIM: Për blerjet online çmimi në euro përmbledh çmimin e librit, shpenzimet e paketimit dhe koston e transaksionit në PayPal. (Shembull – Libri në Librari kushton 1200 lek, Online 12 euro)
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email
Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT
Libraritë më të mira në botë
- Libraria e Kongresit (Washington, SHBA)
- Libraria Bodleian (Oxford, Britani e Madhe)
- Dhoma e Leximit në Muzeun Britanik
- Beinecke Rare Book & Manuscript (SHBA)
- Libraria Apostolike e Vatikanit
- Libraria e Shën Markut (Venezia, Itali)
- Libraria Publike e Bostonit
- Libraria e Parlamentit Kanadez
- Libraria Publike e New York
- Libraria Thomas Fisher (Toronto, Kanada)