Libri Bazat e Financës synon që të japë njohur bazë të shkencës së financës të cilat gjithnjë e më shumë po behën sa të domosdoshme dhe aq të rëndësishme jo vetëm për studentet e fakulteteve të ekonomisë, por edhe për kategori të tjera të shoqërisë, si biznesmenë, juristë apo edhe më gjerë. Në tërësinë e botimeve të ngjashme të bëra gjatë dy dekadave të kaluara njohuritë e marra në ketë libër behën plotësues të atyre te botuara deri tani. Libri synon që krahas njohurive të financës të shprehura sa më qartë dhe thjeshtë të reflektoje edhe eksperiencën e deritanishme të ekonomisë shqiptare në këndvështrimin e objektit të tij. Libri trajton tre nocionet baze te financës; vlerën ne kohe te parasë, riskun/ kthimin dhe vlerësimin e aktiveve financiare. Gjithashtu krahas trajtimit te komponentëve te Sistemit Financiar( instrumenteve, tregjeve dhe institucioneve financiare),merren njohuri baze te financave publike dhe financave te ndërmarrjes.
Ky libër shërben si tekst i plote për studentët e gjithë degëve me orientim ekonomik në përputhje me programin e lendes Bazat e Financës e cila është e përfshire në pothuajse të gjitha programet të sistemit te studimeve Bachelor në ekonomi të universiteteve në vendin tonë.