Në tekstin bazë të Ekonomisë të Prodhimit marrëdhëniet themelore që udhëheqin maksimizimin e prodhimit apo fitimit janë trajtuar pa marrë parasysh kufizimet që mund të ekzistojnë mbi procesin e maksimizimit.
Megjithatë, duhet theksuar se normalisht fermerët veprojnë në një mjedis ku maksimizimi i fitimit nuk mund të bëhet pa marrë parasysh kufizimet në procesin e maksimizimit.
Kështu, konsumatori duke kërkuar blerjen e mallrave dhe shërbimeve në mënyrë të tillë që të maksimizojnë dobine, duhet të përballet me kufizimet e vendosura nga disponibiliteti i të ardhurave në para. Konsumatori duhet të veprojë brenda këtyre kufizimeve duke zgjedhur një përzierje të mallrave që kërkon një shpenzim total që nuk duhet të kalojë të ardhurat. Ndërkohë
konsumatori mund të huazojë para për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, por përfundimisht kjo kredi duhet të paguhet. Në fund të fundit, shporta e mallrave dhe shërbimet e blera nga konsumatori duhet të jenë në përputhje me të ardhurat në para të tij.
Prodhuesi, gjithashtu, përballet me kufizime. Kufizimet ose detyrimet e vendosura mbi prodhuesin ndahen në dy kategori: (1) kufizimet e brendshme që ndodhin si rezultat i kufizimeve në shumën e parave në dispozicion për blerjen e inputeve, dhe (2) kufizimet e jashtme të vendosura nga qeveria apo institucione të tjera.
Megjithëse ky kapitull i kushtohet diskutimit se si kufizime të brendshme në një firmë fermë mund të kufizojnë aftësinë e fermerit për të arritur maksimizimin e fitimit, modelet e zhvilluara në këtë kapitull ofrojnë një mjet të dobishëm analitik për vlerësimin e ndikimit të kufizimeve të caktuara të jashtme në sjelljen e menaxhimit të fermës.
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Ekonomia e Prodhimit (Niveli i Dyte) – Prof. Dr. Henrieta Themelko
Tekst Universitar
– Autor: Prof. Dr. Henrieta Themelko
– Viti i Botimit: 2017
– Volumi me: 230 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (23×16)cm
– Pesha: 0.330 kg
– Çmimi: 1100 Lekë
Peshë | 0.330 g/kg |
---|---|
Përmasa | 23 × 16 cm |
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email
Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT
Libraritë më të mira në botë
- Libraria e Kongresit (Washington, SHBA)
- Libraria Bodleian (Oxford, Britani e Madhe)
- Dhoma e Leximit në Muzeun Britanik
- Beinecke Rare Book & Manuscript (SHBA)
- Libraria Apostolike e Vatikanit
- Libraria e Shën Markut (Venezia, Itali)
- Libraria Publike e Bostonit
- Libraria e Parlamentit Kanadez
- Libraria Publike e New York
- Libraria Thomas Fisher (Toronto, Kanada)