Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Fizika Prof. Dr. Spiro Grazhdani

Tekst Universitar

– Autor: Prof. Dr. Spiro Grazhdani
– Shtëpia Botuese: “Redona Publishing”
– Viti i Botimit: 2011
– ISBN: 978-99956-14-79-9
– Volumi me: 536 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (24×17)cm
– Pesha: 0.800 kg
– Çmimi: 1500 Lekë

Peshë 0.800 g/kg
Përmasa 24 × 17 cm

Në libër materiali është ndarë në katër pjesë. Në pjesën e parë jepen bazat e mekanikës, duke trajtuar të gjitha konceptet themelore që lidhen me lëvizjen e pikës materiale dhe të trupit të ngurtë (kinematika); jepen ligjet themelore të dinamikës së lëvizjes tejbartëse dhe rrotulluese të trupit të ngurtë. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar kreut Energjia në lëvizjen mekanike, si pjesa më e rëndësishme nga pikëpamja konceptuale dhe e zbatimeve praktike. Një vend i rëndësishëm i jepet statikës. Pjesa e parë përfundon me lëkundjet dhe valët.
Në pjesën e dytë trajtohen bazat e fizikës molekulare dhe termodinamikës dhe metodat statistikore dhe termodinamike të studimit të dukurive, duke treguar edhe zbatime të saj në sistemet biologjike. Në teorinë kinetike të gazeve dhe më hollësisht në kreun Temperatura dhe teoria kinetike e gazeve jepen konceptet bazë dhe metodat e fizikës statistike, e cila përditë e më shumë përdoret në studimin e sitemeve fizike. Në kreun Bazat e termodinamikës trajtohen nocione themelore të saj, dy parimet e termodinamikës, kuptimi i entropisë, rregullsia e sistemeve biologjike, potencialet termodinamikë dhe përfundon në termodinamikën e sistemeve të hapura. Duke u mbështetur, pastaj, në këto dy metoda studiohen sisteme të ndryshme konkrete si gazet realë dhe dukuritë sipërfaqësore në lëngjet dhe dukuritë e transportit.
Në pjesën e tretë Elektromagnetizmi ndiqet rruga klasike elektrostatike e trajtimit, kurse dukuritë që vihen re gjatë kalimit të rrymës janë përmbledhur në grupe sipas mjedisit përçues (metale, lëngje), duke u përmëndur edhe disa prej zbatimeve themelore. Në magnetizëm fillohet me fushën magnetike të rrymës së vazhduar, flitet për lëvizjen e grimcave të ngarkuara në fusha elektrike dhe magnetike, duke dhënë kështu bazat e optikës elektronike. Vazhdohet me induksionin elektromagnetik. Kjo pjesë mbyllet me rymën e ndryshueshme sinusoidale.
Në pjesën e katërt dhe të fundit përfshihen proceset valore optike (optika gjeometrike, interferenca, difraksioni dhe polarizimi i dritës), si dhe dukuritë që lidhen me bashkëveprimin e dritës me lëndën (dispersioni, përthithja, rrezatimi termik, fotoefekti, efekti Compton). Vazhdohet me ligjshmëritë themelore që qëndojnë në bazë të ndërtimin atomik e molekular të lëndës, të bërthamore të atomeve dhe të grimcave.
Gjithashtu, në libër janë dhënë pasqyra të ndryshme të vlerave të madhësive të ndryshme fizike.

Share mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
626 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
537 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
406 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
199 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
161 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
138 products
Veterinari
Veterinari
133 products
Pyje
Pyje
131 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
128 products
Filozofi
Filozofi
85 products
Drejtësi
Drejtësi
75 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
70 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
65 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
58 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
51 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
31 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
3 products
Libraria Universitare UBT