Performanca e cdo biznesi kushtëzohet nga prania e paevitueshme e burimeve njerzore, të cilët përbëjnë elementin e përbëshkët për të gjitha bizneset, pavarësisht përmasave, fushë së aktivitetit apo përkatësisë së tyre. Ato përfshijnë individë me një shumëllojshmëri njohurish, nivelesh dhe aftësish profesionale, që kontribojnë në arritjen e objektivave të biznesit.
Diponibiliteti i burimeve njerzore evidencon nevojën për t’i menaxhuar ato me efektivitet. Kështu Menaxhimi i Burimeve Njerzore ngarkohet me përgjegjsinë për t’i trajtuar këto burime si vlera të patjetërsueshme të biznesit. Tradicionalisht vlera është konsideruar dhe trajtuar vetëm nga këndvështrimi i vlerës materjale. Me lindjen dhe zhvillimin e Menaxhimit të Burimeve Njerzore si shkencë, vlera u trajtua edhe nga këndvështrimi i vlerës njerzore.
Kështu nëpërmjet të menaxhimit të burimeve njerzore, drejtuesit e bizneseve krijojnë vlera afatgjata nëprmjet investimit në kapitalin human ku përfshihet jo vetëm përfitimi ekonomik, por edhe vlera nëpërmjet rritjes profesionale, sadisfaksionit, sjelljes etike në biznes, motivimit, etj. Për rrjedhojë menaxhimi i burimeve njerzore paraqitet si një avantazh krahasues dhe krijon kushte për zhvillimin me sukses të biznesit.
Teksti Menaxhim i Burimeve Njerzore do t’u shërbejë studentëve ekonomistë në aftësimin e tyre professional si menaxherë të së ardhmes. Nisur nga përmbajtja dhe mënyra e trajtimit teksti do t’u shërbejë jo vetëm studentëve, por edhe specialitëve drejtues të bizneseve të ndryshme.
Teksti është hartuar në përputhje me programin e lëndës Menaxhim i Burimeve Njerzore dhe është strukturuar në katër pjesë dhe 18 kapituj ku jepet informacioni i nevojshëm për menaxhimin e burimeve njerzore si : roli dhe vendi që ai duhet të ketë në organizatat e biznesit, lidhja e menaxhimit të burimeve njerzore me drejtimin strategjik, problemet e sjelljes së punonjësve, të komunikimit, motivimit , të zgjedhjes së personelit, ICT-s, bazat e udheheqjes, të menaxhimit të stresit, menaxhimin e bizneseve ndërkombëtare, të etikes menaxheriale, etj.
Teksti Menaxhimi i Burimeve Njerzore që do të vihet në përdorim me anë të këtij botimi ndryshon nga botimi i mëparshëm si në përmbajtje ashtu edhe vëllim. Kështu krahas shtimit të titujve të vecantë edhe titujt ekzistues janë ripunuar. Pjesë përbërëse të këtij teksti janë edhe ushtrime e raste studimore të praktikës menaxheriale në biznes. Tashmë ai përfaqson një ripunim të dukshëm krahasimisht me tekstin e mëparshëm.
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Menaxhimi i Burimeve Njerezore – Galantina Canco
Tekst Universitar
– Autor: Prof. Dr. Galantina Canco(Doraci)
– Shtëpia Botuese: “Promo Print sh.p.k”
– Viti i Botimit: 2018 (ribotim)
– ISBN: 978-9928-146-52-6
– Volumi me: 375 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (24×17)cm
– Pesha: 0.700 kg
– Çmimi: 1000 Lekë
Peshë | 0.700 g/kg |
---|---|
Përmasa | 24 × 17 cm |
Çmimi: 10.00 €
**SHËNIM: Për blerjet online çmimi në euro përmbledh çmimin e librit, shpenzimet e paketimit dhe koston e transaksionit në PayPal. (Shembull – Libri në Librari kushton 1200 lek, Online 12 euro)
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email
Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT
Libraritë më të mira në botë
- Libraria e Kongresit (Washington, SHBA)
- Libraria Bodleian (Oxford, Britani e Madhe)
- Dhoma e Leximit në Muzeun Britanik
- Beinecke Rare Book & Manuscript (SHBA)
- Libraria Apostolike e Vatikanit
- Libraria e Shën Markut (Venezia, Itali)
- Libraria Publike e Bostonit
- Libraria e Parlamentit Kanadez
- Libraria Publike e New York
- Libraria Thomas Fisher (Toronto, Kanada)