Shkruarja e një libri është, në mos për publikun, të paktën për autorin, një ngjarje në jetën e tij. Ky libër është më shumë se një ngjarje; është një kthesë e rëndësishme në botëkuptimin tim. Të qënit profesor për një kohë të gjatë në një nga universitetet e Tiranës më ka dhënë mundësinë të jem edhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrënimit të tyre. Si çdo rrënim tjetër, edhe ky i universiteteve, mori me vete ç’gjeti; shkuli nga rrënjët gjithçka të mirë që kishte mbetur nga sistemi universitar: dinjitetin, profesionalizmin, moralin, etikën, dhe mbi të gjitha, integritetin e të dyve, profesorit dhe studentit të tij. Boshllëku i krijuar nga kjo shkulje, ku s’mbeti gjë pa u përfshirë, u plotësua me procese degjeneruese, për të cilat edhe më parashikuesit nuk do t’i kishte shkuar mendja që do të instaloheshin një ditë aq brutalisht. Të jesh dëshmitar nuk do të thotë se detyra është kryer. Për vite të tërë, me shumë kolegë të tjerë, bëmë ç’është e mundur të gjenim rrënjët e të keqes dhe të provonim t’i shkulnim ato. Ishte një betejë që nuk dha kurrë rezultat, sepse e zhvilluam në territorin e gabuar, në frontin e gabuar. E zhvilluam në universitete pa liri universitare, gjë që e bëri betejën tonë të pakuptimtë. Për shkak të pushtimit nga politika, beteja për ndryshimin e universiteteve nuk mund të bëhej brenda tyre, por jasht, në territorin e politikës. Universitetet e këtij vendi ndryshojnë nëse ndryshohet politika. Ata janë përfshirë aq shumë nga e keqja, saqë shkulja e saj, madje, nuk mund të bëhet më me mjete universitare, me debat universitar, nga vetë universitarët. Në këtë betejë duhet të përfshihen të gjithë qytetarët e këtij vendi, sepse beteja për ndryshimin e universiteteve nuk është më një betejë e vetë universiteteve, por e politikës. Ja pse në fokusin e këtij libri është vendosur politika e këtij vendi, veçanërisht ajo qeverisëse, djalli që rri brenda saj. Libri është shkruar në një formë dualiste, mbi dy shina, të cilat e ndihmojnë përmbajtjen e tij të lëvizë për në thellësi të ndërgjegjes së lexuesit. Në njërën shinë është vendosur publicistika ime e botuar në gazetat kryesore të vendit. Në shinën tjetër është vendosur një fiction, ngjarjet dhe personazhet absurdë të të cilit janë produkt i fantazisë, por, si në çdo shinë tjetër, nuk munden veçse të shkojnë paralelel me shqetësimin që mbart publicistika e vendosur në shinën e parë. E gjitha kjo është bërë për të përdorur jo vetëm mjetet e gazetarisë, por edhe mjetet e letërsisë në shpjegimin e krizës politike të vendit. Për të kapur një zonë sa më të gjerë të interesit të lexuesit, në fund të fundit. Një eksperiment të cilin kam guxuar ta bëj.
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Në Morgun e Politikës – Besnik Gjongecaj
Autor: Besnik Gjongecaj
Shtepia Botuese: Geer
Botimi i pare
Viti i botimit: 2013
Volum me 439 faqe
ISBN 978-9928-07-155-2
Cmimi: 1200 leke
Peshë | 0.52 g/kg |
---|
Çmimi: 8.60 €
**SHËNIM: Për blerjet online çmimi në euro përmbledh çmimin e librit, shpenzimet e paketimit dhe koston e transaksionit në PayPal. (Shembull – Libri në Librari kushton 1200 lek, Online 12 euro)
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email
Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT
Libraritë më të mira në botë
- Libraria e Kongresit (Washington, SHBA)
- Libraria Bodleian (Oxford, Britani e Madhe)
- Dhoma e Leximit në Muzeun Britanik
- Beinecke Rare Book & Manuscript (SHBA)
- Libraria Apostolike e Vatikanit
- Libraria e Shën Markut (Venezia, Itali)
- Libraria Publike e Bostonit
- Libraria e Parlamentit Kanadez
- Libraria Publike e New York
- Libraria Thomas Fisher (Toronto, Kanada)