Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Pasqyra e flukseve likuiditetit- Behar Male, Hidajet Shehu, Palok Kolnikaj

– Autor: Behar Male, Hidajet Shehu, Palok Kolnika
– Shtepia Botuese: “Dita 2000”
– Viti i Botimit: 2012
– Botimi i pare
– ISBN 978-99956-92-59-9
– Volum me 200 faqe
– Cmimi: 600 leke

Peshë 0.38 g/kg

Çmimi: 6.00 

**SHËNIM: Për blerjet online çmimi në euro përmbledh çmimin e librit, shpenzimet e paketimit dhe koston e transaksionit në PayPal. (Shembull – Libri në Librari kushton 1200 lek, Online 12 euro)

Sistemet e sotme të kontabilitetit nuk kanë kontribuar aq sa duhet në zhvillimin e një mentaliteti financiar në shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, pasi e përqendrojnë vëmendjen kryesisht mbi dinamikat ekonomike dhe pasurore.

Në këtë skenar lind dhe zhvillohet metodologjia e propozuar në monografinë Pasqyra e flukseve të likuiditetit që, nëpërmjet analizës së flukseve financiare, synon të japë një skemë interpretuese të dinamikës financiare të ndërmarrjes, duke kapërcyer mënyrën statike që karakterizon, edhe pse shumë e rëndësishme, analizën e bilancit me anë të marzheve dhe me anë të treguesve. Pasqyra e flukseve financiare nuk paraqitet në këndvësh­tri­min thjeshtë kontabël, por si instrument praktik, një skicë e vërtetë analitike dhe vendimmarrëse, e aftë për të evidentuar në një kënd­vësh­trim të vetëm dinamikën ekonomike, financiare dhe pasurore të ndërmarrjes, qoftë ajo e studiuar mbi bazë historike, ashtu edhe ajo e realizuar në shprehje perspektive.

Në fakt, metodologjitë e analizës, teknikat e përpunimit dhe aftësia sinjalizuese e konfiguracioneve të ndryshme të pasqyrës së flukseve financiare, të paraqitura në këtë libër, zhvillohen pikërisht rreth nocionit të likuiditetit, meqenëse është likuiditeti që mundëson të pasqyrohet në shprehje monetare cilado qoftë dukuria e ndër­marrjes. Kjo lejon të kapërcehen vështirësi të mundshme interpre­tuese lidhur me metrikën ekonomiko-pasurore të bilanceve të ndërmarrjes dhe të shfrytëzohet një gjuhë më e thjeshtë dhe e drejt­për­drejtë e flukseve të arkës. Kështu, formulimi metodologjik mund të gjejë zbatim si në kuadrin e analizës financiare historike, ashtu edhe në kuadrin e analizës perspektive, në të cilat pasqyra e flukseve financiare ose, më saktë, buxheti financiar, bëhet instrumenti bazë për proceset e planifikimit dhe të programimit.

Analiza financiare; logjika ekonomike dhe logjika financiare; struktura pasurore; dinamika ekonomike; flukset financiare; pasqyra e flukseve financiare; nocioni i likuiditetit; flukset monetare dhe flukset e likuiditetit; parimet kontabile dhe referimet normative; modeli i flukseve të likuiditetit; modeli i pesë fushave etj. janë disa nga problemet kryesore që trajton teksti.

Share mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
605 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
518 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
396 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
196 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
155 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
139 products
Veterinari
Veterinari
130 products
Pyje
Pyje
129 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
126 products
Filozofi
Filozofi
83 products
Drejtësi
Drejtësi
70 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
69 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
64 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
42 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
32 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
2 products
Libraria Universitare UBT