Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Ushqyerit dhe Pleherimi i Bimeve Perimtari, Pemtari Prof. Dr. Peter Kadiu, Prof. As. Ardian Maci, Dr. Liri Miho

Tekst Universitar

– Autor: Prof. Dr. Peter Kadiu, Prof. As. Ardian Maci, Dr. Liri Miho
– Shtëpia Botuese: “Dita 2000”
– Viti i Botimit: 2007
– ISBN: 99943-749-1-5
– Volumi me: 340 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (24×16)cm
– Pesha: 0.600 kg
– Çmimi: 1000 Lekë

Peshë 0.600 g/kg
Përmasa 24 × 16 cm

Çmimi: 10.00 

**SHËNIM: Për blerjet online çmimi në euro përmbledh çmimin e librit, shpenzimet e paketimit dhe koston e transaksionit në PayPal. (Shembull – Libri në Librari kushton 1200 lek, Online 12 euro)

Aplikimi në perimtari dhe pemtari i teknologjive bashkëkohore intensive për rritjen dhe zhvillimin e bimëve është i pamundur pa njohuri të plota mbi ushqimin, plehrat dhe plehërimin.

Duke njohur mirë argumentimet shkencore duhet të theksojmë se përdorimi i plehrave organike dhe minerale përbën një nga kushtet vendimtare për arritjen e rendimenteve të larta dhe të qëndrueshme të frutave dhe perimeve në të gjithë zonat tokësore klimaterike të vendit.

Në përdorimin e plehrave dhe ushqimin optimal të bimëve me rëndësi të veçantë është përdorimi racional i materialeve ushqyese organike e minerale. Me anën e tyre synohet që të ruajmë, rritim dhe të sigurojmë pjellorinë e tokës, për rritjen e vazhdueshme të prodhimeve  bujqësore dhe të ruajmë produktet e frutave perimeve dhe mjedisin përreth nga ndotjet.

Argumentimi mbi domosdoshmërinë e përdorimit të plehrave në fruta perime, ka rëndësi shumë të madhe edhe për faktin sepse prodhimet e kësaj dege të bujqësisë kryesisht përdoren të fresketa nga njeriu.

Pikërisht për këtë qëllim inxhinierit të perimeve – pemtarisë i nevojiten njohuri të thella për proçeset e rritjes dhe të zhvillimit të këtyre bimëve në veçanti. Vemëndje e madhe i duhet kushtuar në përdorimin e diferencuar gjatë përpilimit të dozave, afateve dhe mënyrës së hedhjes së plehrave në përputhje me kerkesat e kultivarëve të veçantë ndaj kushteve të ushqimit dhe vetive të tokës. Problemi para së gjithash qëndron në sigurimin e ushqimit të balancuar të bimëve, duke patur parasysh pjellorinë efektive dhe potenciale të tokës, dhe ndryshimet e saj, gjatë hedhjes sistematike të plehrave. Për te rritur efektivitetin e kimizimit, detyrë kryesore mbetet kalimi nga mënyrat e veçuara të plehërimit të bimëve të veçanta në një sistem të plotë dhe racional të  përdorimit të plehrave. Kjo kërkon para së gjithash të merren parasysh pas veprimit në tërësi të faktoreve ekologjik në ushqimin dhe plehrat.
Duke zbatuar sistemin e plehrimit arrihet të sigurohet: teknologji e argumentuar shkencërisht, përdorimi i bilancuar të elementëve ushqyes, marrjen e rendimenteve biologjik të bimëve dhe me cilësi të mirë të prodhimeve, uljen e shkallës së ndikimit negativ në mjedisin rrethues, rritja e pjellorisë së tokes dhe në rritjen e efektivitetit të plehrave e të rendimentit të punës.

Në këtë botim pasqyrohen të dhëna të eksperiencës dhe të eksperimentimit shkencor të studjuesve dhe shkencëtarëve të vendeve të ndryshme të botës.

Parametrat e paraqitur, shërbejnë dhe ndihmojnë në përdorimin e plehrave.

Modelet e dhëna për kushtet konkrete të ngjashme me ato mund të aplikohen ose per rrethana specifike të përshtaten me tregues të tjerë tokësorë dhe ekologjik.

Nuk pretendojmë se për këtë aspekt të agroteknikës të kultivimit të perimeve e pemtarisë të jetë arritur çdo gjë dhe se nuk kemi me se çfarë të bejmë.

Sado pak mendojmë se ndihmojnë specialistët e bujqësisë, fermerët në zbatimin e rezultateve shkencore të nivelit bashkëkohor në kultivimin në nivel intensiv të perimeve dhe pëmtarisë.

Në mirëkuptim të plotë, mirëpresim çdo vërejtje dhe sugjerim në shërbim të përmirësimit të punës sonë në të mirë të zhvillimit të bujqësisë bashkëkohore.

 

 

Share mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
605 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
528 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
410 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
197 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
156 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
139 products
Pyje
Pyje
130 products
Veterinari
Veterinari
130 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
126 products
Filozofi
Filozofi
84 products
Drejtësi
Drejtësi
73 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
69 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
64 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
42 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
32 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
3 products
Libraria Universitare UBT