Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.


 

Qafështama  gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cudhit. Qafa (1’230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafështamës, rreth 1’100 m mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore; një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafështamë. Uji i burimeve të Qafështamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por i pasur me magnez (Tab. 12-2). Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare (hidomonumenteve) (Qiriazi & Sala, 2006). Aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm. Edhe pse rruga për të shkuar është shumë e vështirë, dhe kërkon mjet të fortë, kjo zonë tërheq shumë vizitorë. Qeveria shqiptare synon që të zgjerojë këtë zonë të mbrojtur në të ardhmen e afërt, duke përfshirë në të edhe malin e Skënderbeut (1’724 m).


Qafë-Shtamë National Park  resides in the edge mountains Albania’s north of Tirana, about 25 kilometers east of Kruja. It is named after the Qafë-Shtamë passage. It has an area of 2000 acres, with a beautiful mountain scenery, some small lakes and major sources consisting mainly of pine forests. The national park was founded in 1996. It is becoming lately a popular attraction for hiking. The park’s name translates as pass Shtama. The road from Kruja to Burrel, runs through the park, on an altitude about 1250 meters.

Leave a comment

Libraria Universitare UBT