Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

Për Autorët

Falenderojmë secilin Autor që zgjedh Librarinë Universitare UBT për shitjen, promovimin dhe publikimin e librit të tij, përfshirë edhe atë online. Sigurojmë çdo Autor se marrëdhënia do të jetë korrekte dhe transparente në bazë të kontratës dhe rregullores së librarisë.

Në bashkëpunimin me Autorin, libraria respekton  kofidencialitetin që përmban etika profesionale e një librarie.

E sigurojmë çdo Autor se, libraria angazhohet maksimalisht për mirëmbajtjen, promovimin publikimin e librit, dhe shitjen e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë në librari dhe online.

Në aktivitetin e librarisë është e ndaluar kthimi i librit pas blerjes, mbajtja dhe shpërndarja e librave të përdorur, si dhe ndërrimi i librit me një libër tjetër pas blerjes.

Libraria është e hapur për cdo lloj bashkëpunimi me Autorin për aq kohë sa nuk cënohen rregullat  e përgjithshme të librarisë, standartet, etika  dhe transparenca e promovimit dhe publikimit të librit.

Librat që sillen në Librarinë Universitare UBT  duhet të kenë ISBN dhe çmimin e vendosur në kopertinë.
– Libri që nuk përmban në kopertinë ISBN në bazë të rregullave dhe ligjeve nuk kategorizohet dhe definohet si libër, pavarësisht formës, qëllimit dhe destinacionit të tij.
– Librat që nuk përmbajnë në kopertinë çmimin e shitjes por vetëm ISBN-në, në bazë të rregullave presupozohet si libra me destinacion jo tregtar.
– Barcodi, është numri me të cilin identifikohet produkti (libri) që qarkullon në hapësirat shqiptare dhe më gjerë.

Publikimi i librit online në webin e librarisë www.librariaubt.al, është pa pagesë si pjesë e standardit të përgjithshëm të librarisë,  ku përmbledh këta tregues:

 

Sipas dëshirës së Autorit libraria mirëpret për publikim, edhe treguesit e mëposhtëm:

  • Fotografinë e Autorit
  • Rreth autorit: (Përshkrim biografik, deri në gjysmë faqe A4).
  • Rreth librit nga Autori: (Deri në gjysmë faqe A4). 

Specifikimet e mësipërme i mirëpresim në adresën e librarisë:  librariaubt@gmail.com

Kur teksti universitare  sillet pa çmimin e shitjes në kopertinë, Autori plotëson një “Deklaratë për çmimin e shitjes së librit” e cila eshtë si më poshtë:

Libraria Universitare UBT