NJERIU SHKAKTAR I NGROHJES GLOBALE
MEVLUT DERTI
LEKTOR I SE DREJTES
Frika aktuale, lidhet me faktin se ngrohja globale po ndodh me një shpejtësi të paparë. Modelet kompjuterike po parashikojnë se deri në fund të shekullit XXI temperaturat do të rriten me shume.
Ngrohja globale njihet edhe si efekti serë për shkak se gazet që grumbullohen mbi tokë e kthejnë planetin të ngjashëm me një serë. Duke e kllapuar nxehtësinë pranë sipërfaqes së tokës, efekti sere po ngroh planetin dhe po kërcënon mjedisin.
Ndërkohë shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se sa shpejt po rriten temperaturat, dhe çfarë do të ndodhë si rezultat i kësaj rritjeje. Nëse temperaturat do të rriten me të vërtetë shumë, rezultati më i dukshëm do të jetë se disa pjesë të akujve polar do të shkrihen duke shkaktuar ngritjen e nivelit te detit botëror, e cila do të ishte katastrofike për disa shtete.Ishuj të tërë do të zhdukeshin dhe miliona banorë të tyre do të duhet të zhvendosen diku tjetër.Përmbytjet do të ndodhin përgjate brigjeve të deteve në të gjithë botën, duke zhvendosur akoma më shumë njerëz dhe duke shkaktuar dëmtime të të mbjellave. Ngrohja globale do të sjellë ndryshim të ciklit të qarkullimit global ujor si dhe nuk përjashtohen ndryshime të menjëhershme të klimës, që do të demostrohen me shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira të fuqishme, përmbytje, thatësira. Ngrohja globale, nëse nuk do të kontrollohet do të shkaktojë probleme katastrofike me pasoja shëndetsore, mjedisore, ekonomike, dhe politike. Kostua e këtyre pasojave do të jetë shumë më e madhe se sa kostua e parandalimit të tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët por një kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe prosperitetin tonë. Në këto kushte arritja e stabilitetit të klimës duhet të fillojë duke planifikuar në mënyrë urgjente një ekonomi globale me karbon të ulët, pasi nëse nuk e realizojmë këtë, kostua e pasojave do të jetë shumë herë më e madhe dhe më e papërballueshme. Aplikimi i disa politikave mjedisore synon pakësimin e ngrohjes globale.Përdorimi i instrumentave ekonomikë siç janë rritja e çmimit të lëndëve djegëse fosile,taksimi i emetimeve, si dhe inkurajimi i njerëzve për të ndërmarrë veprime në miqësi me mjedisin krahas politikave për reduktimin e madhësisë së familjes si dhe përfshirjes së edukimit mjedisor janë disa nga mënyrat për parandalimin e problemeve që çojnë në ngrohjen globale.Pa një përpjekje të përbashkët të qeverive, organizmave ndërkombëtare dhe publikut lufta ndaj ngrohjes globale dhe pasojave të saj do të jetë e humbur. Ngrohja globale është një rrezik real për realizimin e objektivave të mijëvjeçarit siç janë reduktimi i varfërisë, mbrojtja e mjedisit etj, ndaj përfshirja e saj në strategjinë kombëtare të zhvillimit është nevojë imediate dhe e pashmangshme për të arritur atë që tashmë synohet botërisht, zhvillimin e qëndrueshëm. Stina e vjeshtës ka ardhur, e bashkë me të priten shira të rrëmbyer e të papritura të shumta me pasoja të rënda për vendin tonë. Por sa është vendi ynë i pregatitur për ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij? Çfarë masash janë marrë për parandalimin e tyre? Sa i informuar është publiku? Sa njerëz do të preken nga përmbytjet dhe erozioni ? Sa do të jetë dëmi ekonomik, shëndetsor, mjedisor? A ka qeveria ndonjë studim të tillë apo pret të mësojë bilancet e dëmeve nga mediat dhe si gjithmonë të dërgojë ndonjë qeveritar për të ngushëlluar fatkeqët e rradhës.
Ngrohja globale njihet edhe si efekti serë për shkak se gazet që grumbullohen mbi tokë e kthejnë planetin të ngjashëm me një serë. Duke e kllapuar nxehtësinë pranë sipërfaqes së tokës, efekti sere po ngroh planetin dhe po kërcënon mjedisin.
Frika aktuale, lidhet me faktin se ngrohja globale po ndodh me një shpejtësi të paparë. Modelet kompjuterike po parashikojnë se deri në fund të shekullit XXI temperaturat do të rriten me disa gradë (tre gradë). Ndërkohë shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se sa shpejt po rriten temperaturat, dhe çfarë do të ndodhë si rezultat i kësaj rritjeje. Nëse temperaturat do të rriten me të vërtetë shumë, rezultati më i dukshëm do të jetë se disa pjesë të akujve polar do të shkrihen duke shkaktuar ngritjen e nivelit te detit botëror, e cila do të ishte katastrofike për disa shtete.Ishuj të tërë do të zhdukeshin dhe miliona banorë të tyre do të duhet të zhvendosen diku tjetër.Përmbytjet do të ndodhin përgjate brigjeve të deteve në të gjithë botën, duke zhvendosur akoma më shumë njerëz dhe duke shkaktuar dëmtime të të mbjellave. Ngrohja globale do të sjellë ndryshim të ciklit të qarkullimit global ujor si dhe nuk përjashtohen ndryshime të menjëhershme të klimës, që do të demostrohen me shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira të fuqishme, përmbytje, thatësira. Ngrohja globale, nëse nuk do të kontrollohet do të shkaktojë probleme katastrofike me pasoja shëndetsore, mjedisore, ekonomike, dhe politike. Kostua e këtyre pasojave do të jetë shumë më e madhe se sa kostua e parandalimit të tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët por një kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe prosperitetin tonë. Në këto kushte arritja e stabilitetit të klimës duhet të fillojë duke planifikuar në mënyrë urgjente një ekonomi globale me karbon të ulët, pasi nëse nuk e realizojmë këtë, kostua e pasojave do të jetë shumë herë më e madhe dhe më e papërballueshme. Aplikimi i disa politikave mjedisore synon pakësimin e ngrohjes globale.Përdorimi i instrumentave ekonomikë siç janë rritja e çmimit të lëndëve djegëse fosile,taksimi i emetimeve, si dhe inkurajimi i njerëzve për të ndërmarrë veprime në miqësi me mjedisin krahas politikave për reduktimin e madhësisë së familjes si dhe përfshirjes së edukimit mjedisor janë disa nga mënyrat për parandalimin e problemeve që çojnë në ngrohjen globale.Pa një përpjekje të përbashkët të qeverive, organizmave ndërkombëtare dhe publikut lufta ndaj ngrohjes globale dhe pasojave të saj do të jetë e humbur. Ngrohja globale është një rrezik real për realizimin e objektivave të mijëvjeçarit siç janë reduktimi i varfërisë, mbrojtja e mjedisit etj, ndaj përfshirja e saj në strategjinë kombëtare të zhvillimit është nevojë imediate dhe e pashmangshme për të arritur atë që tashmë synohet botërisht, zhvillimin e qëndrueshëm. Stina e vjeshtës ka ardhur, e bashkë me të priten shira të rrëmbyer e të papritura të shumta me pasoja të rënda për vendin tonë. Por sa është vendi ynë i pregatitur për ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij? Çfarë masash janë marrë për parandalimin e tyre? Sa i informuar është publiku? Sa njerëz do të preken nga përmbytjet dhe erozioni ? Sa do të jetë dëmi ekonomik, shëndetsor, mjedisor? A ka qeveria ndonjë studim të tillë apo pret të mësojë bilancet e dëmeve nga mediat dhe si gjithmonë të dërgojë ndonjë qeveritar për të ngushëlluar fatkeqët e rradhës.
Efekti serë
Një nga arësyet është nxehja e vazhdueshme e tokës për shkak të efektit të serës. Deri në fund të këtij shekulli temperatura mesatare do të rritet në përgjithësi me 1,5 deri në 6 gradë, thotë meteorologu duke iu referuar një raporti të OKB-së i përpiluar prej klimatologëve të njohur: “Kjo do të thotë që ne në tokë do të kemi temeperatura që nuk i ka përjetuar ndonjëherë njerëzimi, të lidhura këto natyrisht me një rritje shumë të fuqishme të vlerave të temperaturave ekstreme. Vera e fundit në Evropën Qendrore ishte si një vështrim në të ardhmen. Kjo verë na tregoi, se si do të ndryshojë klima dhe se në të ardhmen duhet të jemi të përgatitur për të nxehtit ekstrem e thatësirat.”
Shkencëtarja amerikane Katherine Hayoe parashikon që një mot më i ngrohtë do të kushtojë jetë njerëzish, veçanërisht në se nuk pakësohet niveli i gazrave të dëmshëm që çlirohen në atmosferë si pasojë e djegjes së karburanteve. Ajo thotë se vdekshmëria si pasojë e një klime më të nxehtë mund të rritet nga 130 deri në 500 përqind deri në fund të shekullit. Shkencëtari Mathias Ruth thotë se pas 30 vjetësh, klima në Boston do t’i ngjajë pak a shumë asaj të një shteti jugor, pra më e ngrohtë. Kjo do të thotë se ngrohja globale me të vërtetë do të ketë një ndikim të madh në jetën në planet.
Akulli shkrihet
Me nivelet e tanishme të emetimit të dyoksidit të karbonit në atmosferë, akulli i planetit do shkrihej me ritme marramendëse. Qytete si Londra, Nju Jorku dhe Nju Orleansi do të ishin të parat që do të mbuloheshin nga uji. Kupola të lashta të akullta, si ajo në malin Kilimanxharo në Tanzani, pritet të zhduken brenda rreth 40 vitesh.
Varfëri
Një koalicion i organizatave të zhvillimit dhe mjedisit paralajmëron se ndryshimi i klimës po kufizon progresin ekonomik në kombet e varfra. Në një raport të ri, ata thonë se ngrohja globale mund të parandalojë plotësimin e objektivave të mileniumit.
Katër vjet më parë, udhëheqës nga afro 200 vende nënshkruan objektivat e mileniumit. Uria dhe varfëria duhet të përgjysmoheshin nga viti 2015, furnizimi me ujë të pastër dhe gjendja sanitare të përmirësohej, si dhe të zvogëlohej numri i sëmundjeve.
Raporti thotë se ndryshimi i klimës do të rrisë numrin e njerëzve pa ujë të pijshëm, do të shtojë sëmundjet si dhe do të ketë afro 150 milionë refugjatë mjedisorë.
Marrja e masave
Për të minimizuar dëmet që shkaktojnë dukuritë natyrore duhet të merren parasysh faktorët socio-ekonomikë si infrastruktura dhe urbanisitika e qyteteve, vëren Gerd Berz. Kjo gamë duhet të përfshijë si rregullat sizmiologjike për zonat sizmike ashtu edhe kufizimet për shfrytëzimin e sipërfaqeve bujqësore në zonat e rrezikuara, pra katalogu i masave që duhen marrë në konsideratë është voluminoz. Në këtë drejtim janë të rëndësishme iniciativat lokale. Në fund të fundit problemet më të mëdha krijohen nëpër qytete. Por moti si fenomen global kërkon edhe një mbrojtje globale të klimës. Dëmet jo vetëm që duhet të reduktohen, por mundësisht edhe të parandalohen. Politika i shfrytëzon rezultatet e studimeve të sektorit të rreziqeve gjeografike nën drejtimin e Gerd Berz si një “sistem paralajmërues”. Por ç´vlerë kanë këto pëpjekje nëse shtetet e industrializuara si, që janë përgjegjëse për 1/4 e emisioneve të gazit në botë, nuk marrin pjesë në protokollin e Kiotos për mbrojtjen e klimës? “Sipas përllogaritjeve të mia, vendet e industrializuara janë përgjegjëse për 75% të emisioneve të gazit. Pa SHBA kjo kuotë do të ishte 50%, thotë Gerd Berz.
Iniciativa për marrjen e masave për reduktimin e ngrohjes globale përbën ndërkohë objektivat e reja të shpallura të shumë qeverive perëndimore e organizatave ambientaliste për këtë shekull. Ndërkohë, pranë stacionit ndërkombëtar LAX në Los Anxhelos u hap stacioni i parë i furnizimit të makinave që punojnë me hidrogjen. Nga pamja e jashtme, kjo pikë furnizimit me hidrogjen duket si stacion benzine. Guvernatori Shvarceneger erdhi për të përuruar stacionin e hidrogjenit hypur në një makine të re që punon me hidrogjen, për të treguar se kjo teknologji i përket së ardhmes. Tani për tani ky stacion do të përdoret nga 6 makina duke shënuar fillimin e zbatimit të planeve për këtë teknologji. Planet janë për hapjen e një rrjeti të gjërë stacionesh deri në 200 për furnizimin e makinave me hidrogjen në mbarë shtetin e Kalifornisë. Në çdo 30 kilometra parashikohet të ketë një pikë të tillë furnizimi. Por hidrogjeni nuk është i lirë. Sot hidrogjeni kushton 5 herë më shumë se benzina. Zyrtarët shpresojnë se sa më shumë të shtohet përdorimi i hidrogjenit, stacionet e furnizimit me të do të shtohen dhe kështu duke u shtuar konkurenca edhe çmimet të fillojnë të ulen. Protokolli i Kyoto’s është një përpjekje globale për të pakësuar prodhimin e gazrave, për të cilat shumë shkencëtarë thonë se krijojnë efektin serrë duke sjellur rritjen e temperaturave globale. Ky protokoll hyri në fuqi më 16 shkurt 2005 pas më shumë se shtatë vjetë negociatash. Të paktën 36 vende kanë tani objektiva të detyrueshme për uljen gjatë shtatë viteve të ardhshme të emetimeve të gazrave nën një nivel që është vënë si objektiv brenda vitit 2012.Ndikimi do të jetë fare i vogël por do të mundësonte ndërmarrjen e hapave të mëtejshme. 140 vende të botës kanë ratifikuar këtë marrëveshje. BE-ja është forca kryesore. Shtetet e Bshkuara u tërhoqën nga pakti në vitin 2001 duke përmendur dëmet e mundshme ndaj ekonomisë amerikane. Disa vende kanë ndërmarrë tashmë hapa për të arritur objektivat, të tjera janë ende larg, dhe ka mundësi që ato do të kërkojnë mënyra për të shmangur detyrimet e tyre. Mënyra se si do të arrihen objektivat e Kiotos është çështje shumë e debatueshme.Shkenca po sjell prova, jo thjesht parashikime, gjithnjë e më të mëdha të ndikimit që sjell ndryshimi i klimës, dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme për ta sjellë botën në zhvillim në tavolinën e bisedimeve.
Njerëzit shkaktarë të ngrohjes globale
Të dhënat e reja që iu paraqitën Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës nga një grup shkencëtarësh amerikanë thonë se temperatura e ujit të oqeaneve është rritur për shkak të nivelit të lartë të emetimit nga njerëzit të gazrave që shkaktojnë ngrohjen globale. Deri tani debati ka qenë nëse ngrohja globale është pasojë e shtimit të aktivitetit diellor apo vullkanik apo rezultat i djegies se karburanteve nga njerëzit.
Që nga viti 2000, gati 1 milion njerëz kanë humbur jetën në Fatkeqësi të shkaktuara nga rreziqet natyrore. 2 miliard njerëz janë prekur. 1 trilion dollarë në dëm është shkaktuar.
Çdo një dollar shpenzohen për përgatitjen për fatkeqësitë, mund të shpëtojë shtatë dollarë në përgjigje. Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar po shpenzon vetëm 1 për qind të ndihmave në përgatitjet për fatkeqësitë.
Kushtet klimaterike janë një nga faktorët nxitës të dhimbjes së kokës dhe migrenës. Specialistët pohojnë se edhe stresi bën pjesë në grupin e faktorëve nxitës të migrenës.
Uljet e menjëhershme të presionit atmosferik, shtimi i reve, rritja e lagështirës dhe era e fortë përkeqësojnë dhe më shumë dhimbjen dhe nxisin krizat e migrenës më shumë se ndryshimet e tjera klimaterike.
Në të kundërt të këtyre kushteve një, presion i lartë atmosferik, ajri i thatë dhe koha me diell mund të qetësojnë dhimbjen e kokës.
Gjatë 30 viteve të fundit në Europë është rritur në disa herë numri i njerëzve që kanë vdekur nga i nxehti anomal dhe i ftohti i madh. Situata paraqitet analogjike edhe në rajonet e tjera të botës. Ndryshimi i klimës në të ardhmen do të çojë në një numër akoma dhe më të madh vdekjesh.Ky parashikim i shkencëtarëve suedezë është botuar në revistën “Nature Climate Change”. Një sërë ekspertësh ia atribuojnë këtë tendencë ngrohjes globale. Të tjerë e shohin arsyen e kësaj në adaptimin më të keq të njeriut bashkëkohor me mjedisin rrethues në krahasim me paraardhësit e tij.