Rreth Nesh
Disa fjalë rreth Librarisë Universitare UBT
Të nderuar vizitorë (studentë, profesorë, të tjerë të interesuar):
- Juve të nderuar studentë, ju falënderojmë dhe ju jemi mirënjohës që na frekuentoni. Ne ju sigurojmë se në librarinë universitare të UBT-së, Ju do të gjeni një shërbim shumë të mirë, konsideruar këtu edhe shërbimin online.
- Juve të nderuar profesorë, (autorë tekstesh dhe jo vetëm), ju falënderojmë për kontributin Tuaj dhe ju sigurojmë se do të jemi të palodhur në promovimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e teksteve në mënyrë korrekte dhe profesionale, duke tentuar të jemi gjithnjë e më shumë një pikë atraktive për studentët, për Ju (si botues), por dhe për të gjithë të interesuarit e tjerë.
- Juve të tjerë vizitorë, ju falënderojmë që na frekuentoni dhe ju sigurojmë se në librarinë universitare të UBT_së, do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për interesat Tuaja të lidhura me biznesin.
Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.
Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve Universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë. Misioni: Të bëhët një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.
Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra nga fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike, etj. Website i Librarisë Universitare UBT, është një hap përpara në promovimin e librit, shërbimit më të mirë ndaj studentëve dhe vizitorëve të faqes, duke shtuar këtu edhe blerjen e librave online.
Librat
Janë “magjia”, që mbush mendjen me dije
Zemrën dhe shpirtin e secilit me dritë, shpresë dhe motivim
Na bëjnë bashkëkohës dhe bashkëbisedues me të gjithë njerëzit e kohërave
Të cilët kanë qenë mendje t’ndritura të njerëzimit
Njerëz me vullnet dhe energji të mëdha pozitive
Për të ndryshuar për mirë njeriun, jetën, shoqërinë
Dhe çdo gjë tjetër që ekziston mbi tokë.Librat e bujqësisë, agrobiznesit, ushqimit, veterinarisë
Mjedisit, pyjeve dhe ekonomisë
Hedhin dritë mbi ekzistencën dhe vazhdimësinë e jetës
Zgjidhjen se si duhet të jetojmë ne sot më mirë
Dhe akoma më mirë brezat tanë të ardhshëm
Gjejmë çelësin për cilësinë e jetës dhe zgjatjen e saj
Atë se çfarë duhet të bëjmë secili dhe të gjithë bashkë
Për të përdorur natyrën në mënyrën më të mirë të mundshme për njeriun
Duke e ruajtur fort këtë pikënisje të jetës, për pasardhësit tanë.Librat janë drita dhe shpresa e secilit, për të ndërtuar
Një përceptim dhe njohje të vetës, njerëzve dhe natyrës
Janë mundësia e homogjenizimit të njeriut me realitetin që e rrethon
Duke bërë të mundur një jetë të lumtur, të qetë dhe të larmishme
E shndërrojnë njeriun në një komponent atraktiv dhe këmbyes të ndërsjelltë
Të energjive pozitive me individin, shoqërinë dhe të mirat që na rrethojnë.S.D