Kohet e fundit një pajisje e fuqishme kompjuterike ofron informacione të besueshme çdo minutë për të ndihmuar qeveritë dhe ata që merren me ruajtjen e rikuperimin e pyjeve.
Global Forest Watch, është një sistem mbikëqyrës për pyjet i krijuar nga Instituti për Burime Botërore dhe 40 grupe partnere. Ai ofron imazhe te pyjeve permes internetit ne kohe reale I cili aktualisht po testohet ne nivel lokal (ne pyjet e amazones) dhe pritet të ndryshojë gjithçka.
Sistemi përfshin brenda imazheve satelitore informacione të rëndësishme në faqe elektronike të thjeshta për t’u përdorur afersisht si Harta ne Google.
Ky program përdor fuqinë kompjuterike të Google Earth për të ofruar ndërthurjen me imazhet satelitore nga NASA. Qartësia e imazheve është aq e lartë saqë mund të dallohet prerja e pemëve, djegia apo rrëzimi.
Pyjet që mbulojnë një pjesë të mirë të globit po zhduken me shpejtësi alarmante. Gjate viteve 2000 – 2012 janë zhdukur 2.3 milion km2, një sipërfaqe e barabartë me zhdukjen e 50 fushave të futbollit ne çdo minutë.
Zjarri, prerja ilegale e pyjeve, ç’pyllëzimet, minierat dhe nxjerrja e naftës janë probleme kronike te pyjeve .
Hapi me i rendesishmi është mobilizimi i njerëzve për tu angazhuar dhe punuar për mbrojtjen e botës pyjore.