Leon Tolstoi.
Kombesia: Rus
Vdiq: ne vitin 1910 (81 vjec)
Zhanri: Roman
I pari dhe me problematiku. Ai jetoi një jetë plot brenga, dhembje dhe moskuptim. Pikëpamjet e tij rreth jetës, dashurisë, shoqërisë apo fesë nuk gjetën mbështetjen e shoqerise dhe familjes së tij. Në moshën 81-vjeçare, i sëmurë dhe plak, ai u largua nga shtëpia dhe u gjet i vdekur në stacionin e trenit të Astapovos.
Uilliam Shekspir.
Kombesia: Anglez
Vdiq: ne vitin 1616 (52 vjec)
Zhanri: Drame
Apo i vlerësuar ndryshe si Lordi i shkrimit anglez është vlerësuar i dyti. Me mjeshtërinë e tij në Poezi dhe Dramaturgji bëri të qajë e të qeshe botën mbarë duke hyrë në subkoshiencën e secilit me personazhet e tij dhe mjeshtërinë e gjuhës. Shekspiri është shkrimtari më i lexuar në botë, me rreth 4 miliardë libra të shitur. Ai realizoi gjithsej 37 vepra ku dallohen 13 tragjedi, 10 drama dhe 14 komedi.
Xhejms Xhojs.
Kombesia: Irlandez
Vdiq: ne vitin 1941 (59 vjec)
Zhanri: Modernizimi, Imazhinizmi
Renditet në vendin e tretë. Ai është kritikuar shpesh për stilin e pakuptimtë dhe monoton. Pavarësisht kësaj, vlerësohet si një nga shkrimtarët me më tepër ndikim të shek. XX. Është njohur për romanin e tij Uliksi , për përmbledhjen me tregime Dublinasit, me veprën mjaft të diskutuar Zgjimi i Fineganëve etj.
Vladimir Nabokov.
Kombesia: Ruse
Vdiq: Ne vitin 1977 ( 77 vjec)
Zhanri: Modernizimi
Ai u bë i famshëm me anë të Kryeveprës së tij Lolita. Romani që ka tronditur shoqëritë e të gjitha kohërave dhe është realizuar shumë herë në filma.
Fjodor Dostojevski.
Kombesia: Ruse
Vdiq: ne vitin 1881 (59 vjec)
Zhanri: Novela, histori te shkurtera
Themeluesi i Ekzistencializmit në shek. XX. Shkrimtari rus i njohur edhe si filozof dhe eseist, mbahet për aftësinë e hulumtimit të psikologjisë njerëzore nga pikëpamjet me karakter politik ose shoqëror.
Çarls Dikens.
Kombesia: Anglez
Vdiq: ne vitin 1870 (58 vjec)
Zhanri: Roman, Novela
Është një ndër shkrimtarët anglez më të njohur që zhvilloi romanin shoqëror. Fëmijëria e tij e mjerueshme, varfëria dhe puna që në moshë të re janë motivet që e kanë shtyrë shkrimtarin të krijojë personazhe fëmijërorë. Ngjarjet e jetës së tij ndoshta përbëjnë edhe çelsin e suksesit në veprat ku ai pasqyroi dhe rishkroi fëmijërinë e tij duke i dhënë një fund të lumtur. Njihet për vepra si: David Koperfild, Oliver Tuist etj. — with carls dikenes.
Anton Çehov.
Kombesia: Rus
Vdiq: ne vitin 1904
Zhanri: Novela & Tregime
Novelist i madh dhe i shquar në Rusi por jo vetëm, njihet për përmbledhjen e novelave të tij. Kur veprat e tij dolën fillimisht, ata i lanë me gojë të hapur të gjithë. I diplomuar për Mjekësi, me shaka thoshte: Mjekësia është gruaja ime, ndërsa Letërsia dashnorja.
Gustav Flober.
Kombesia: Francez
Vdiq: ne vitin 1880 (58 vjec)
Zhanri: proze ……..
Një ndër novelistët më të njohur francezë të shek. XIX, i orientuar drejt romantizmit evropian. Dallohej për stilin origjinal. Ai trashëgoi nga babai kirurg, syrin klinik ndaj jetës. Më pas, me anë të penës së tij arriti të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Disa nga veprat e tij janë: Zonja Bovari, Salambone, Një zemër e thjeshtë etj.
Xhejn Ostin
Kombesia: Angleze
Vdiq: ne vitin 1817 (42 vjec)
Zhanri: Drame
Pavarësisht se shumë shkrimtare të tjera kanë dhënë kontribut në Letërsi, ajo është e vetmja që përfshihet në këtë listë. E njohur për veprën e saj Krenari dhe paragjykim apo për Juvenilia, e cila përmban punime të autores, kryesisht poema, drama, histori që ajo i shkroi për zbavitje.