1. Gana. Gana i detyrohet Tetteh Quarshie, një bujku nga Gana, për kultivimin e farës së parë të kakaos në rajon. Kjo kulturë e pare, bëri që Gana të bëhej vendii parë prodhues i kakaos për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të. Në Afrikë, ju mund të vizitoni fermën e Tetteh Quarshie, ku u mbollë pema e pare e Kakaos dhe të mësoni në lidhje me prodhimin e çokollatës legjendare në Institutin e Kërkimeve «Tafo Cocoa».
Vizito Link-un: http://ganachocolate.com/
2. Flanders, Belgjikë. Belgët e duan çokollatën po aq shumë sa duan dhe birrën, domethënë shumë! Dhe ata kanë çdo të drejtë që të mburren për cilësinë e çokollatës belge, por edhe për risit që ata paraqesin në këtë fushë. Në Flanders do të gjeni disa nga dyqanet e çokollatave më të sofistikuar dhe të veçantë në botë. Për më tepër, në Bryzh dhe Bruksel do të mund të vizitoni muzetë që tregojnë për historinë dhe zhvillimin në prodhimin e çokollatës.
Vizito Link-un: http://www.visitflanders.com/en/themes/belgian_chocolate/index.jsp
3. Në jug të Belizes. Shumë kohë përpara se Kristofor Kolombi të zbulonte Indinë – e cila në të vërtetë ishte Amerika – Aztekët dhe Mayat e Amerikës Qëndrore, shijonin një pije të hidhur të bërë nga kakaua dhe shkopinjë ‘të lashtë’ çokollate. Sot kultivuesit e Belizes, e kanë marrë përsëri veten për shkak të markës britanike dhe biologjike të kakaos «Green & Black’s», prej së cilës prodhohet çokollata Maya Gold, krijuar me recetën autentike të këtyre paraardhësve të lashtë. Ju mund të vizitoni fermën, të shijoni kakaon e sapokëputur nga pema dhe të përjetoni festivalin e kakaos në Belize, i cili zhvillohet çdo vit në muajin Maj.
Vizito Link-un: http://www.greenandblacks.co.uk/
4. Venezuelë. Studiuesit e çokollatës argumentojnë se varieteti më i rrallë dhe më i rafinuar i kakaos është Creoli, i cili, sipas përshkrimeve, lë një shije vanilje, karamele dhe arrash. Venezuela, dhe më konkretisht gadishulli Paria ose i njohur ndryshe si Bregu i Çokollatës, është burimi i varieteteve më të famshme dhe më cilësorë i kakaos. Ato kultivohen në ferma të vogla familjare.
Vizito Link-un: http://www.hotelchocolat.com/uk/
5. Bournville, Birmingham, Angli. Vendi që i ngjan më shumë fabrikës së çokollatës Willie Wonka, është Bota e Cadbury» në Birmingam të Anglisë. Aty do ta gjeni veten në Botën e çudirave, me në qendër çokollatën, do tu merrni erë kovave të mëdha me çokollatë të lëngshme, do të shikoni me sytë tuaj proçesin e mbështjelljes së çdo çokollate dhe në fund do të përfundoni në dyqanin më të madh në botë me çokollata Cadbury…
Vizito Linkun: https://www.cadbury.co.uk/