Si përbërësi kryesor i bukës, i makaronave dhe gjithë prodhimeve konditore, mielli ka një rëndësi jetike për prodhimet e pjekura dhe prodhimi i tij nga bluarja është ndër operimet e para dhe më të rëndësishme industriale. Kështu, proçeset e bluarjes dhe pjekjes janë zhvilluar hap pas hapi përgjatë historisë, duke kaluar nga përpunimi shtëpiak dhe i fshatit, deri në atë industrial me shkallë të gjerë prodhimi. Objektivi i parë për prodhimin e miellit është për ti bërë drithërat më të përshtatshëm për ushqim, duke rritur kështu vlerat teknologjike të tyre. Kjo arrihet nëpërmjet disa fazave reduktimi dhe ndarjeje. Qëllimi i bluarjes është nxjerra e endospermës së amidonit në një gjendje sa më të pastër, të pandotur nga embrioni ose himet. Proçesi përfshin fazat e përgatitjes së grurit të pastër dhe kondicionimin e tij, si dhe disa hapa që lidhen me bluarjen dhe sitjen. Ndërkohë që disa nga detajet e proçesit janë specifike për bluarjen, shumë nga principet bazë, që janë familjare me to, janë të tilla, si principet kimike, mekanike dhe proçesit inxhinierik. Rulat e blojës përdoren për bluarje, sitat përdoren për ndarjen sipas masës, ajri përdoret për ndarjet sipas dendësisë, dhe pneumatikët përdoren për transportin. Konsumimi i energjisë, prodhimi dhe humbjet janë të gjitha terma të përdorura tek të gjitha fabrikat e miellit, si dhe janë shumë familjare për inxhinierët e shumë disiplinave. Bluarja për miell është karakterizuar si një proçes industrial, meqenëse ajo transformon një lëndë të parë bazë, duke filluar që nga proçesi i parë, në një produkt që është i vlefshëm për një numër të gjerë konsumatorësh. Tipare të tjera të blojës që e vendosin atë në kategorinë e proçesit industrial, janë që operimet kryhen në një shkallë të gjerë dhe në një bazë të vazhdueshme. Një karakteristikë tjetër e industrisë është që proçesi kryhet përgjatë një serie ndërveprimesh të operimeve njësi.
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Shkenca dhe Teknologjia e Produkteve te Pjekjes – Prof. Dr. Abdyl Sinani
Tekst Universitar
– Autor: Prof. Dr. Abdyl Sinani
– Shtëpia Botuese: “Maluka”
– Viti i Botimit: 2009 (ribotim)
– ISBN: 978-99956-768-8-9
– Volumi me: 581 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (29×21)cm
– Pesha: 1.6 kg
– Çmimi: 2000 Lekë
| Peshë | 1.6 g/kg |
|---|---|
| Përmasa | 29 × 21 cm |
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email