Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Ekonomia e Prodhimit Prof. Dr. Henrieta Themelko, Prof. Dr. Natasha Duraj

Tekst Universitar

– Autor: Prof. Dr. Henrieta Themelko, Prof. Dr. Natasha Duraj
– Shtëpia Botuese: “Migreeralb”
– Viti i Botimit: 2016 (ribotim)
– ISBN: 9787-9928-07-459-1
– Volumi me: 286 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (23×16)cm
– Pesha: 0.400 kg
– Çmimi: 1300 Lekë

Peshë 0.400 g/kg
Përmasa 23 × 16 cm

Çmimi: 13.00 

**SHËNIM: Për blerjet online çmimi në euro përmbledh çmimin e librit, shpenzimet e paketimit dhe koston e transaksionit në PayPal. (Shembull – Libri në Librari kushton 1200 lek, Online 12 euro)

Hartimi i këtij libri u ndërmor me qëllimin e mirë për të plotësuar njohuritë e studentëve në fushën e ekonomiksit të prodhimit. Teoria ekonomike merr një kuptim më të plotë kur aplikohet në analizat e problemeve të rëndësishme në procesin e vështirë të vendimmarrjes. Nisur nga kjo, ne besojmë se aplikimi i parimeve të mikroekonomisë në problemet e prodhimit bujqësor ndihmon në krijimin e një vizioni të gjerë njohës të realitetit, i cili domosdoshmërisht kërkon analiza të thelluara deduktive. Ndër të tjera, një nga synimet tona kryesore është aftësimi i studentëve në mënyrë që jo vetëm të identifikojne më mirë problemet ekonomike, por ajo që është më e rëndësishme, të zgjedhin, të përpunojne dhe të analizoj ne informacionin e përshtatshëm me qëllim marrjen e vendimeve të duhura ekonomike.
Libri ka në bazë programin e miratuar të Ekonomisë së Prodhimit Bujqësor që zhvillohet me studentët e dy departamenteve ekonomike të Fakultetit te Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ai mund të përdoret edhe nga studentët e departamenteve të tjera të Fakultetit të Bujqësisë, të cilët do të ishin të interesuar për plotësimin e njohurive ekonomike të prodhimit bujqësor. Gjithashtu, duke patur parasysh tendencën e thellimit të mëtejshëm të studimeve nga një numër i konsiderueshëm i studiuesve të bujqësisë, në mjaft raste, trajtesat e problemeve mund të bëhen në këto standarte.
Ky libër realizon studimin e hollësishëm të teorisë së prodhimit, jo vetëm nëpërmjet prezantimeve tabelare dhe grafike, por edhe ndermjet prezantimeve matematikore. Lidhja midis këtyre tre metodave të studimit me ekonominë e prodhimit, me një sens të thelluar aplikativ në
bujqësi, i bën më të kuptueshme konceptet teorike bazë.
Libri përbëhet nga 9 kapituj. Ai fillon me pjesën e hyrjes, ku trajtohen në përgjithësi konceptet bazë të ekonomisë së prodhimit bujqësor.
Kapitujt në vijim përfaqësojnë një trajtim të thelluar të teorisë të prodhimit në lidhje me modelin faktor-produkt, faktor-faktor dhe produkt-produkt. Kapitulli i 8-të paraqt një prezantim bazë të programimit linear duke vënë theksin në lidhjet dhe marrëdhëniet me modelet e zhvilluara në kapitujt e mëparshëm. Kapitulli i fundit trajton rregullimet në fermë në një ekonomi që ndryshon kryesisht si rrjedhojë e ndryshimeve teknologjike.
Duke shpresuar në arritjen e qëllimit ne do të vlerësonim të gjitha sygjerimet e lexuesve, të cilat padyshim do t’i shërbenin përmirësimeve të mëtejshme të librit në rast ribotimi. Këtu gjejmë rastin për të falenderuar kolegët tanë dhe vecanërisht recensentët që në mënyrë të ndjeshme kanë dhënë ndihmesë në këtë arritje.

Share mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
605 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
527 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
413 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
197 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
158 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
139 products
Veterinari
Veterinari
130 products
Pyje
Pyje
129 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
126 products
Filozofi
Filozofi
84 products
Drejtësi
Drejtësi
75 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
69 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
65 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
60 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
42 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
32 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
3 products
Libraria Universitare UBT