Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Sistemet e Informacionit Kontabel Prof. Dr. Agim Binaj

Tekst Universitar

– Autor: Prof. Dr. Agim Binaj
– Shtëpia Botuese: “Ilar”
– Viti i Botimit: 2019
– ISBN: 978-9928-107-56-5
– Volumi me: 505 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: e fortë
– Formati i librit: (24.5×17)cm
– Pesha: 0.810 kg
– Çmimi: 1500 Lekë

Peshë 0.810 g/kg
Përmasa 24.5 × 17 cm

Çmimi: 15.00 

**SHËNIM: Për blerjet online çmimi në euro përmbledh çmimin e librit, shpenzimet e paketimit dhe koston e transaksionit në PayPal. (Shembull – Libri në Librari kushton 1200 lek, Online 12 euro)

Libri “Sistemet e teknologjisë së informacionit kontabel përfshin 15 leksione, prej të cilave do të merren njohuri që lidhen me sistemet kontabël të informacionit. Ai do t’u shërbejë për të njohur zhvillimet e sistemit kontabël të informacionit, e sidomos, ndryshimet në shekullin XXI të sistemeve informatike në fushën e kontabilitetit, në atë te 111- formacionit të shpejtë kontabël, të rezultateve të aktivitetit të biznesit. të proçeseve të kontrollit të këtij sistemi, të sigurisë së informacionit. etj. etj.
Ky cikël leksionesh u vjen në ndihmë studentëve për të përdorur informacionin e shpejtë dhe për të matur në çdo kohë rezultatet e menaxhimit të aktivitetit, vlerat, kostot, perspektivat e biznesit, për sot dhe nesër, sistemet e auditimit dhe një vendimmarrje të shpejtë për vijimësinë e aktivitetit të biznesit, etj.
Më gjerë, ky cikël leksionesh do të pajisë studentët me çelësin e koncepteve të sistemeve informatike të kontabilitetit, kryesisht në këto drejtime:
• Sistemet informatike të Kontabilitetit (SIK), roli dhe rëndësia e tyre në informacionin kontabël.
• Performanca e aktivitetit të biznesit, kontabiliteti dhe informacioni për të gjithë sistemin e të dhënave.
• Sistemi i ngurtësimit të të dhënave të aktivitetit të biznesit dhe ruajtja e tyre.
• Përdorimi i sistemit të IT (Teknologjia e Informacionit) në çdo hallkë të aktivitetit të biznesit (Blerjet, shitjet, pagat, blerjet e inventareve, blerje Afatgjata, arkëtimet e klientëve, pagesat e furnitorëve, pagesa e taksave, etj).
• Sistemet kompjuterike të sigurisë së informacionit.
Sistemet kompjuterike të Auditimit.
• Karakteristikat që e bëjnë një informacion të dobishëm (Rëndësia, Besueshmëria, Tërësia, Koha, etj.).
• Ciklet e biznesit në këndvështrimin e sistemeve informatike te kontabilitetit, si cikli i prodhimit, i shitjeve, i financimit, i pagave dhe burimeve njerëzore, etj.
• Zhvillimi i sistemeve dhe teknikat e dokumentacionit, Baza e të dhënave, etj.
• Mashtrimi kompjuterik dhe siguria, sistemet e informacionit kontabël dhe kontrolli.
• Auditimi i sistemeve kompjuterike të informacionit.
• Cikli i menaxhimit të burimeve njerëzore, pagat.
• Sistemi i Librit të Madh dhe Raportimit Financiar e Kontabël.
• Sistemet e zhvillimit dhe të analizës së biznesit, fleksibiliteti, buxhetimi, planifikimi, etj.
Në këtë cikël leksionesh janë trajtuar gjerësisht të shoqëruar dhe me materiale figurative organizimi i sistemeve informatike në kushtet e njësisë ekonomike sipas veçorive të aktivitetit (tregëti, ndërtim, prodhim, etj.) dhe shembuj përkatës.
Në hartimin e këtij cikli leksionesh është mbajtur parasysh dhe niveli i njohurive që duhet të marrin studentët e nivelit universitar ose profesionistë të fushës së kontabilitetit, për të konsoliduar më tej bazat e njohjes së sistemeve informatike të kontabilitetit (AIS), si një start për nivele të tjera të kontabilitetit, të standardeve të kontabilitetit dhe auditimit, të analizave financiare, etj.
Nisur nga gjerësia dhe thellësia e problemeve që trajton ky tekst me cikël leksionesh është i vlefshëm jo vetëm për studentët e fakulteteve ekonomike të çdo universiteti, por edhe për profesionistët e fushës së kontabilitetit dhe auditimit.
Megjithëse teksti me ciklin e leksioneve (përmban 15 të tillë), i trajton gjerësisht problemet e sistemeve informatik të kontabilitetit si teori dhe praktikë, ne nuk pretendojmë të kemi thënë gjithçka. Prandaj për përmirësime të mëtejshme të tij në të ardhmen jemi në mirëpritje të vërejtjeve, sugjerimeve dhe mendimeve të studentëve e të specialistëve dhe lexuesit e tjerë duke ua çmuar këtë si një kontribut e duke qënë përherë mirënjohës.

Share mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
605 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
518 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
396 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
196 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
155 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
139 products
Veterinari
Veterinari
130 products
Pyje
Pyje
129 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
126 products
Filozofi
Filozofi
83 products
Drejtësi
Drejtësi
70 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
69 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
64 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
42 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
32 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
2 products
Libraria Universitare UBT