Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Zoonozat Prof. Kristaq P. Berxholi

Tekst Universitar

– Autor: Prof. Kristaq P. Berxholi
– Shtëpia Botuese: “Gervis”
– Viti i Botimit: 2007
– ISBN: 978-99943-58-03-8
– Volumi me: 596 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (20×15)cm
– Pesha: 0.700 kg
– Çmimi: 1500 Lekë

Peshë 0.700 g/kg
Përmasa 20 × 15 cm

Zoonozat janë sëmundje infektive që prekin njerëzit dhe kafshët.

Burimi kryesor i infektimit të njerëzve janë kafshët të cilat preken dhe/ ose shfaqin klinikë dhe dëmtohen nga këto sëmundje, ku mund të përmendim të tilla si tuberkulozi, bruceloza, luping ill., plasja, etj., ose preken, nuk shfaqin klinikë, por me sekretet dhe ekskretet e tyre bëhen burim infeksioni për njeriun. Këtu mund të përmendim,
Tick borne encefalitin, Tahyna virusin, etj.

Emri zoonozë është vendosur për herë të parë nga Virhovi në shekullin e 19, duke u nisur nga dy fjalë greke: Zoo = kafshë dhe Nosos = sëmundje, ndërsa termi Zoonoza infektive, është vendosur për herë të parë nga specialistët e OBSH -së në vitin 1959 duke dhënë dhe komentet përkatëse për të përcaktuar termat e ndryshëm kuadrin dhe kriteret e tyre.

Zoonozat sipas kritereve të mësipërme, janë sëmundje që transmetohen kryesisht nga kafshët tek njeriu dhe jo gjithmonë anasjelltas.

Duke u bazuar në kriteret e tyre zoonozat ndahen:

1 – Sipas kontaminimit:

Zoonozat profesionale që lidhen me profesionin, si bruceloza, etj.

Zoonozat aksidentale, të cilat vijnë si pasojë e një infeksioni të paparashikuar ose që parashikohet rrallë, ku mund të përmendim tërbimin.

Zoonozat zbavitëse, të cilat merren kur lahemi në ujrat e kontaminuara ose në shëtitje të ndryshme si në pyll, lëndina, etj, ku mund të përmendim leptospirozat, arborvirozat, etj.

Zoonozat familjare që merren nga kafshët shtëpiake si gricja e maces, chlamydiozat etj

2 – Sipas llojit të transmetimit ndahen:

Orthozoonozat ose zoonozat direkte, ku për hyrjen e agjentit përgjegjës duhet vetëm një shkaktar si p.sh bruceloza, tërbimi, etj.

Cyklozoonozat, ku përfshihen ato zoonoza për të cilat është e domosdoshme prania e një ose më shumë vertebrati. Këtu hyn p.sh., ekinokokoza me ciklin qen «barngrënës, ku vetëm qeni infekton njeriun.

Metazoonozat, ku është e domosdoshme pasazhi në një jovertebrat arthropod – si arborvirozat.

Saprozonozat, ku për to është e domosdoshme kalimi i agjentit shkaktar në ambientet e jashtme si fashioloza.

Sëmundjet zoonotike janë sidomos të rëndësishme në konteksin e sëmundjeve infektive emergjente të njeriut. Sipas Cleaveland (cituar nga J. Slingenbergh and bp 2004), specie të identifikuar e të njohur si patogjenë humane janë gjithsejt 1415, nga të cilët 868 (61 %) janë klasifikuar të jenë shkaktarë zoonotikë. Po kështu nga 175 specie patogjenë të konsideruar se janë të lidhur me sëmundje emergjente, 132 (75 %) janë zoonotikë.

Sëmundjet zoonotike janë të përhapura në të gjithë botën. Ato janë mjaft prezente edhe në vendin tonë dhe aktualisht përbëjnë një nga shqetësimet kryesore të shërbimeve veterinare dhe humane. Luftimi i këtyre sëmundjeve natyrisht përbën një prioritet në punën e këtyre shërbimeve dhe suksesi i kësaj lufte varet sidomos nga fakti nëse forcat e të dy shërbimeve bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimet e tyre. Gjithashtu, bashkëpunimi i këtyre shërbimeve me fusha të tjera si atë të biologjisë, gjeografisë, etj., do të kompletonte suksesin dhe efikasiteti i luftës do të ishte maksimal. Ky si të thuash postulat mbështetet nga fakti që në ekzistencën, përhapjen, rëndesën e këtyre sëmundjeve, tek kafshët apo njerëzit, ndikojnë mjaft faktorë si ndryshimet ekologjike në ambient, emigracioni i pandërprerë i popullates, ndikimi në prishjen e jetës së shumë bartësve e bujtësve të këtyre sëmundjeve, afrimi i vendbanimeve njerezore me vatrat e

dryshme natyrore tw bujtwsve dhe vektorwve tw ndryshwm etj.

Mbështetja e kësaj veprimtarie nga ana e shtetit do të rriste efikasitetin e punës dhe do të pakësonte rrezikun dhe përhapjen e këtyre sëmundjeve.

Në këtë kuadër edhe botimet, të cilët ndihmojnë në njohjen sa më mirë të këtyre sëmundjeve, janë një kontribut i rëndësishëm.

Ky botim mendojmë se do të plotësojë një pjesë të kërkesave të studiuesve të ndryshëm për thellimin e njohurive për sëmundjet zoonotike. Teksti mendojmë se është i nëvojshëm dhe do t’ju shërbejë edhe specialistëve të fushave të ndryshme të mjekësisë veterinare dhe humane në punën e tyre të përditëshme si dhe studentëve të IMY.

Ky botim është ripunim thuajse tërësor i tekstit – ZOONOZAT I, si dhe në të janë futur dhe mjaft sëmundje të reja si H5Nl, Nili perendimor, sëmundja e Bornës etj. Informacioni shkencor qw jepet pwr swmundjet nw kwtw material janw tw viteve tw fundit, gjë e cila e bën tekstin sa më bashkëkohor. Autori është i gatshëm dhe mirëpret vërejtjet, mendimet dhe sugjerimet, lidhur me materialin që ai paraqet.

 

 

 

Share mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
605 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
529 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
411 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
197 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
156 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
139 products
Pyje
Pyje
131 products
Veterinari
Veterinari
131 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
126 products
Filozofi
Filozofi
84 products
Drejtësi
Drejtësi
73 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
69 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
64 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
42 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
32 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
3 products
Libraria Universitare UBT