Teksti Drejtim Agrobiznesi është hartuar në përputhje me programin e modulit me të njëjtin titull që zhvillohet me studentët e Departamentit Drejtim Agrobiznesi, cikli i pare i studimeve_Bachelor. Në të ofron trajtime teorike për një numër problemesh të rëndësishme që atakon fusha e drejtimit të ndërmarrjeve të agrobiznesit, të cilat në çdo rast janë gërshetuar me trajtime të nevojshme metodike dhe praktike. Teksti është strukturuar në njëmbëdhjetë krerë, brënda të cilëve lexuesi do të gjejë informacionin e nevojshëm për njohje dhe për thellim të njohurive të tij për një varg problemesh, ndër të cilat mund të përmënden: Ç’është sistemi i agrobiznesit në ekonominë kombëtare të një vëndi, cilat janë format e organizimit të sipërmarrjeve në fushën e agrobiznesit, ç’janë kooperativat e fermerëve në veprimtaritë e agrobiznesit, vendimmarrja në procesin e drejtimit etj. Më pas trajtohen në tërësi problemet që lidhen me teorinë dhe praktikat e drejtimit të ndërmarrjeve të agrobiznesit. Fillimisht analizohen në planin teorik probleme që lidhen me shkollat e drejtimit dhe evoluimin e tyre, drejtimin dhe sfidat e drejtimit në ndërmarrjet e agrobiznesit, duke u ndalur më pas në një rreth të gjërë problemesh që lidhen me njohjen dhe zbatimin e tërësisë së funksioneve të drejtimit, si planifikimi, organizimi i prodhimit, zbatimi, kontrolli dhe menaxhimi i personelit, strategjitë e rritjes së ndërmarrjeve të agrobiznesit etj.
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Drejtim Agrobiznesi – Prof. Dr. Bahri Musabelliu, Prof. Asoc. Dr. Ilir Kapaj
Tekst Universitar
– Autor: Prof. Dr. Bahri Musabelliu, Prof. Asoc. Dr. Ilir Kapaj
– Shtëpia Botuese: “Promo Print Sh.p.k”
– Viti i Botimit: 2020 (ribotim)
– ISBN: 978-9928-146-63-2
– Volumi me: 435 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (24.5×17.5)cm
– Pesha: 0.780 kg
– Çmimi: 1100 Lekë
| Peshë | 0.780 g/kg |
|---|---|
| Përmasa | 24.5 × 17.5 cm |
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email
Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT
Libraritë më të mira në botë
- Libraria e Kongresit (Washington, SHBA)
- Libraria Bodleian (Oxford, Britani e Madhe)
- Dhoma e Leximit në Muzeun Britanik
- Beinecke Rare Book & Manuscript (SHBA)
- Libraria Apostolike e Vatikanit
- Libraria e Shën Markut (Venezia, Itali)
- Libraria Publike e Bostonit
- Libraria e Parlamentit Kanadez
- Libraria Publike e New York
- Libraria Thomas Fisher (Toronto, Kanada)