Synimi i ketij libri është njohja e studentëve të profileve ekonomike me konceptet bazë të së drejtës, kryesisht të së drejtës civile. Nëpërmjet kapitujve të ndryshëm të librit studentet prezantohen me konceptin e së drejtës, ndarjet e saj dhe raportin e së drejtes me shkencat e tjera, raportin e se drejtës me shtetin, dallimin midis të drejtës private dhe së drejtës publike, raportin e së drejtës civile me degët e tjera të së drejtës, kuptimin e burimeve të së drejtës dhe hierarkinë e tyre të parashikuar në Kushtetutë.
Gjithashtu studentet arrijnë të përfitojnë një orientim të drejtë shkencor mbi marrëdhëniet që rregullon pjesa e përgjithshme e Kodit Civil dhe konkretisht te marrin informacionin e nevojshëm në lidhje me subjektet e së drejtës civile, personin fizik dhe personin juridik së bashku me cilësitë juridike që i karakterizojnë; të kuptojnë veprimin juridik dhe llojet e tyre.
Studentet të jenë në gjëndje të kuptojnë dhe të dallojnë institutet e së drejtës civile si institutin e përfaqësimit, parashkrimit, pronësisë dhe trashëgimisë me gjithë vecoritë e tyre.
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Bazat e së Drejtës – Doc. Dr. Orkida Totojani
Tekst Universitar
– Autor: Doc. Dr. Orkida Totojani
– Viti i Botimit: 2012 (ribotim)
– Volumi me: 271 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (23×16)cm
– Pesha: 0.430 kg
– Çmimi: 1300 Lekë
| Peshë | 0.430 g/kg |
|---|---|
| Përmasa | 23 × 16 cm |
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email