ENCIKLOPEDI E KOPSHTARISË, është një botim me vlera unikale e gjithëpërfshirëse dhe merret me trajtimin e rreth 3000 lloje bimësh, shkurresh e drurësh, duke dhënë edhe vlerat e tyre ekonomike, teknologjike, estetike, ushqimore, mjekësore etj.
Ky botim do t’¡ sherbejë jo vetëm specialistëve e studentëve të fushës, por edhe teknikëve të pylltarisë, lulishtarëve, mësuesve të biologjisë, nxënësve të të gjitha shkollave, si dhe çdo njeriu të apasionuar që do të dijë më shumë për natyrën që na rrethon.
Të japësh në disa faqe libri vëllimin e njohurive shkencore teknike dhe praktike të kopshtarisë është e vështirë, Megjithatë, paraqitja e tyre në këtë botim është një kontribut në ndihmë të atyre që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me këtë veprimtari të rëndësishme.
Ky libër është fryt i një pune shumëvjeçare të kryer prej autorit në vështrimin tekniko-
profesional dhe teorieo-aplikativ.
Autori, punonjës i palodhur dhe studiues i pasionuar, eshtë mbështetur për hartimin e librit në botime të ndryshme, në literaturën e huaj dhe kryesisht në eksperiencën e tij të gjatë përshtatur për kushtet e vendit tonë, Synimi i tij ka qenë të japë e të shtjellojë njohuri të njërës nga degët e rëndësishme të bujqësisë, siç wshtë kopshtaria, jo vetëm për specialistët, por edhe për njerëzit e thjeshtë që e ushtrojnë këtë veprimtari.
Në libër trajtohen rreth 3000 lloje, varietete bimësh, duke dhënë edhe vlerat e tyre ekonomike, teknologjike, estetike, ushqimore, mjekësore etj. Njëkohësisht, duke patur edhe formën e një udhëheqësi përmbledhës me njohuri për kopshtarinë dhe agronominë, mendojmë se ky libër i vjen në ndihmë edhe masës së teknikëve të pylltarisë, lulishtarëve, mësuesve të biologjisë, nxënësve të të gjitha shkollave. Libri është i pajisur me vizatime,fotografi, figura, harta, pasqyra grafike, skema, tabela, etj., elemente këto funksionale dhe me vlerë në shërbim të njohurive të paraqitura në të.Gjatë punës, autori ka patur parasysh që përmbajija e librit t’i vlejë lexuesit, duke pranuar me modesti se në një vepër të tillë, kaq voluminoze e komplekse, mund të ketë edhe mangësi; njëkohësisht autori çmon dhe falënderon për ndihmën e dhënë një grup specialistësh të fushave tw ndryshme, në veçanti shkencëtarin Ilia Mitrushi, të cilët me mendimet dhe sugjerimet e tyre kanë kontribuar në paraqitjen e librit për botim, i cili
nga përmbajtja e të dhënave të gjithanshme mund të konsiderohet si një traktat encilelopedik.