” Ky libër është rezultat i një pune shumëvjeçare shkencore, eksperience të gjatë në frutikulturë dhe i bashkëpunimit të dy autorëve. Autorët me dëshirën të plotësojnë literaturën për pjesën e Frutikulturës Speciale grumbulluan dhe japin nëpërmjet këtij libri një informacion të plotë, modern dhe të dobishëm si për studentët e universiteteve bujqësore ashtu edhe për agronomë dhe fermerë që janë të interesuar në këtë fushë.
Në libër jepet informacion i veçantë për secilën kulturë duke përfshirë historikun e saj, karakteristikat botanike e biologjike, fisiologjinë e bimës, kërkesat për klimë e tokë, mënyrat e shtimit, ngritjen e pemtores dhe shërbimet agroteknike, elementë të vjeljes, ruajtjes dhe tregëtimit të frutave, përshkrim i plotë i kultivarëve dhe tendencat e sotme për përmirësimin e teknikave të përdorura në frutikulturë.”
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Frutikultura Speciale – Prof. Dr. Dionis Cakalli, Prof. Asoc. Dr. Tokli Thomai
Tekst Universitar
– Autor: Prof. Dr. Dionis Cakalli, Prof. Asoc. Dr. Tokli Thomai
– Shtëpia Botuese: “Triptik”
– Viti i Botimit: 2005
– ISBN: 99943-820-1-2
– Volumi me: 227 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (24×17)cm
– Pesha: 0.400 kg
– Çmimi: 600 Lekë
| Peshë | 0.400 g/kg |
|---|---|
| Përmasa | 24 × 17 cm |
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email