Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Kontabiliteti Prof. Dr. Agim Binaj, Prof. Dr. Flutura Kalemi

Tekst Universitar

– Autor: Prof. Dr. Agim Binaj
– Shtëpia Botuese: “Ilar”
– Viti i Botimit: 2016 (ribotim)
– ISBN: 99943-760-2-0
– Volumi me: 600 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: e fortë
– Formati i librit: (24×17)cm
– Pesha: 1 kg
– Çmimi: 1500 Lekë

Peshë 1 g/kg
Përmasa 24 × 17 cm

Çmimi: 15.00 

**SHËNIM: Për blerjet online çmimi në euro përmbledh çmimin e librit, shpenzimet e paketimit dhe koston e transaksionit në PayPal. (Shembull – Libri në Librari kushton 1200 lek, Online 12 euro)

Libri trajton teorikisht dhe praktikisht, situatën e re të kontabilitetit në Shqipëri, duke futur ftymën e standarteve të kontabilitetit, përmirësimin e legjislacionit në tërësi dhe të kontabilitetit në vecanti, duke i harmonizuar më mirë me ato të Bashkimit Europian, si vend me status Kandidat, të të cilit jemi.
Gjithashtu, përfshihet një material i gjerë që do të ndihmojë studentët dhe lexuesit e tjerë profesionistë të fushës së financë-kontabilitetit për futjen më lehtë e më me siguri në tregun e punes e të karrierës profesionale.
Kjo është realizuar:
Së pari: duke pasqyruar mirë në të, kuptimin e kontabilitetit, konceptet bazë të tij, sistemet kontabile, teknikat e regjistrimit sipas Standarteve të Kontabilitetit.
Së dyti: duke u munduar që problematika e trajtuar t´i paraqitet lexuesit sa më thjeshtë, qartë dhe kuptueshëm, në mënyrë që libri të lexohet me dëshirë e të akumulohet plotësisht, sidomos, nga mjedisi i kontabilitetit (menaxherë, kontabilistë, studentë, punonjës të tatimeve) e nga çdo i interesuar për të.
Me interes, në këtë libër, janë trajtimi i gjerë i aktiveve biologjike, provizionet (zhvlerësimet), qiratë (qiratë financiare, lizingu), dhënia e llogarisë dhe veprimet rregulluese ne fund të periudhës ushtrimore etj.
Në hartimin e këtij teksti janë mbajtur parasysh niveli i njohurive që duhet të marrin studentët e nivelit universitar ose profesionistë të fushës së kontabilitetit, si një start për nivele të tjera të kontabilitetit, atë financiar, menaxherial, publik apo fiskal dhe, më tej, të një kontabiliteti të avancuar.
Nisur nga gjerësia dhe thellësia e problemeve që trajton, ky tekst është i vlefshëm jo vetëm për studentët e fakulteteve ekonomike të cdo universiteti, por edhe për studentët e Fakultetit Ekonomisë dhe Agro-biznesit (në Universitetin Bujqësor) etj., për të plotësuar njohuritë e tyre në fushën e kontabilitetit dhe të përshtatjes së tij me Standartet e Kontabilitetit.
Megjithëse libri, në 13 kre dhe 4 materiale ndihmëse, i ndarë në dy pjesë: pjesa I Koncepte të përgjithshme të kontabilitetit dhe pjesa II Kontabiliteti financiar, i trajton gjerësisht problemet e kontabilitetit si teori dhe si praktikë, të lidhura me standartet.
KONTABILITETI Prezanton konceptet bazë në mbajtjen e kontabilitetit dhe hartimin e bilancit dhe pasqyrave financiare, u mëson studentëve të interpretojnë, analizojnë dhe t`I vlerësojnë ato. Asnjë tekst tjetër nuk e ka thjeshtësinë dhe nuk i përgatit më mirë kontabilistët dhe menaxherët e ardhshëm si t’i kuptojnë dhe zbatojnë alternativat kontabile.
KONCEPTET Trajtohen në mënyrë racionale konceptet e rëndësishme kontabile, që u lejon studentëve të fokusohen në cështje të rëndësishme që i përkasin situatave të reja dhe të ndryshme.
METODAT Përshkruhen procedurat kontabile në mënyrë që studentët të mund të interpretojnë, analizojnë dhe vlerësojnë bilancet dhe pasqyrat financiare të publikuara. Njohja e metodave nxit studentët për zbatimin në praktikë të koncepteve bazë të kontabilitetit.
PËRDORIMET Vendosja e një lidhjeje mes përgatitjes së bilancit e pasqyrave financiare dhe përdorimit të tyre në vendimarrje të ndryshme. Libri përfshin një sërë problemesh dhe shembujsh që demonstrojnë praktika të zbatimit të standarteve, por edhe të trajtimeve të tjera alternative.

Share mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
605 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
528 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
410 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
197 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
156 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
139 products
Pyje
Pyje
130 products
Veterinari
Veterinari
130 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
126 products
Filozofi
Filozofi
84 products
Drejtësi
Drejtësi
73 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
69 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
64 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
42 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
32 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
3 products
Libraria Universitare UBT