Pjesë e rëndësishme e suksesit të kultivimit të pemëve frutore është krasitja .Në këtë libër jemi përpjekur të shpjegojmë teknikën e saj mbështetur mbi baza të mjaftueshme teorike. Shpresojmë se me këte libër do të ndihmojmë fermerin dhe këdo që meret me pemtari të kutojë teknikën e krasitjes dhe ta zbatojë atë në praktikë
Libri është shkruar thjeshtë dhe është i kuptueshëm për këdo pamvarësisht nga niveli arsimor që ka.
I shoqëruar nga ky libër , kushdo që ndodhet para pemës do të udhëzohet çfarë të presë, ku të presë dhe çfarë duhet të ruajë pa prekur.Për ata që kanë njohuri mbi çfarë shkruhet , libri do shërbejë si rikujtim,për të tjerët si udhëzues, pasi me figura te shumta konkretizohen hap pas hapi dhe spjegohen. Sigurisht, krasitësi nuk do të ndeshë konkretisht situatat që paraqiten në libër, por ato do t’i krijojnë atij konceptin,logjikën dhe tablon që do ta orientojë në çdo operacion që do të kryejë.