Turizmi mund të mendohet si një bashkësi lidhjesh dhe fenomenesh që vijnë si rezultat i lëvizjeve dhe i qëndrimeve të përkohshme të njerëzve që udhetojnë, kryesisht në kohen e lirë, dhe për qellime rekreative.
Udhëtimet dhe qëndriet në vendet pritëse, tipike për turizëm, të cilat mund të plotësohen nga ndërmarrjet e industrisë turistike, diktojnë kërkesat për shërbime të ndryshme. Në dallim nga format e tjera të kalimit të kohës së lirë, turizmi i sheh këto lëvizje, qëndrime e pushime jo vetem në aspektin e plotësimit të të gjitha nevojave të turistëve por, edhe në aspektin ekonomik dhe tregtar të tyre.
Turizmi, konsiderohet si sektor i rëndësishëm i ekonomisë. Kjo për faktin se nëpërmjet tij vilet valutë e huaj dhe në një masë të konsiderueshme, si dhe krijohen mjaft vende të reja pune. Përveç kësaj ai lidhet edhe me një sërë sektorësh të tjerë ekonomikë, duke stimuluar dhe rritur aktivitetin e tyre.
Një nga objektivat e këtij teksti ka qënë gërshëtimi i koncepteve baze teorike të turizmit me ato të drejtimit të ndërmarrjeve hoteljere dhe turistike.
Paraqitja e koncepteve të tilla, si ç’është turizmi, lëvizja turistike, produkti turistik, e të tjera, ndeshën me mënyrat se si funksionojnë dhe si mund të kenë sukses ndërmarrjet e industrisë turistike si dhe me efektet pozitive makroekonomike të prejardhura nga turizmi.
Ky tekst është fryt i një përpjekje të mundimshme, ku pasqyrohet përvoja shumëvjeçare didaktike dhe studimore, përdorimi i një literature kohore, si dhe experiencë e gjatë e grumbulluar nga kontaktet me specialistë vendas dhe të huaj, por pavarësisht nga kjo ai mbetet i hapur për të gjithe si për studentë ashtu dhe per mjaft të ineresuar të kësaj fushe, të cilët me sygjerimet e tyre do të kondribuonin më tej në përmirësimin e metejshëm të tij.