U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Mardhëniet Tokë-Ujë -Besnik Gjongecaj, Avdullah Nishori

Autor: Besnik Gjongecaj, Avdullah Nishani

Viti i Botimit:  2009

Botimi i parë

Volum me 134

ISBN 978-9951-466-56-1

Cmimi: 5 euro

Peshë 0.27 g/kg

Kjo monografi tenton të paraqesë sa më qartë që është e mundur bazën teorike të marrëdhënieve midis tokës dhe ujit dhe se si kjo teori, një nga më të komplikuarat në fushën e fizikës së tokës, u aplikua eksperimentalisht në disa tipe kryesorë grimcametrik tokash në Kosovë. Është studimi i parë eksperimental që bëhet në Kosovë në këtë fushë dhe ka një synim aplikativ të dallueshëm qartë: të përcaktojë kapacitetin ujëmbajtës të tokave të Kosovës dhe mbi këtë bazë, të përcaktojë edhe kontributin që japin ato në plotësimin e nevojave për ujë të bimëve në kuadrin e bilancit ujor. Nga pikpamja shkencore, libri i paraqitur tenton të zbulojë se sa e përshtatshme është metoda eksperimentale e aplikuar, se sa rezultatet e saj përputhen me teorinë dhe me punën eksperimentale të kryer ndër vite nga themeluesit e kësaj fushe studimi në botë. Ky libër është shkruar me një vijueshmëri logjike, pa boshllëqe në mes, në një rrugë që hap pas hapi i jep përgjigje disa çështjeve të rëndësishme teorike në fushën e marrëdhënieve të tokës me ujin, çka e bën atë të fitojë edhe një dimension tjetër, vlerën e përdorimit të tij si një tekst universitar, veçanërisht në fushën e ujitjes, por edhe në ndihmë të lëndëve të fizikës së tokës dhe të shkencës së tokës. Në fund, ky libër dhe studimi që i bashkëngjitet atij, është fillimi i një rruge të re në fushën e studimeve të çështjeve ujore në Kosovë, veçanërisht atyre që lidhen me vlersimin e pasurisë ujore që ka Kosova dhe se ç’pjesë të kësaj pasurie duhet ta vendosë në dispozicion të zhvillimit bujqsor. Prandaj, meqënëse merret me studimin e një prej pasurive më të mëdha që ka një shtet, ky libër është në përputhje të plotë me detyrën modeste për të kontribuar në procesin e konsolidimit dhe fuqizimit të shtetit të ri demokratik të Kosovës.

Share në mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
636 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
544 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
429 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
199 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
161 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
138 products
Veterinari
Veterinari
133 products
Pyje
Pyje
131 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
131 products
Filozofi
Filozofi
85 products
Drejtësi
Drejtësi
76 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
70 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
65 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
59 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
51 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
31 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
3 products
Libraria Universitare UBT