MARKETINGU I PRODUKTEVE BUJQËSORE
Palok Kolnikaj, Prof.as.dr.,
Ojektivat e modulit
- Të pajisë studentët me njohuri mbi funksionet e marketingut, dobitë-shtesë që realizohen nga ndërmjetësit përgjatë kanalit të marketingut, strukturat e tregut dhe institucionete marketingut të produkteve agroushqimore.
- Të japë konsiderata mbi vlerësimin e eficiencës së marketingut dhe të shpjegojë alternativat e marketingut në vendimmarrje të fermerëve dhe të agrobizneve ndërmjetës në kanal.
- Të japë njohuri të nevojshme për strukturat e tregut, pozicionin e fermerëve ndaj prodhimit të tyre dhe çmimeve të tregut; po kështu dhe të përpunuesve; për fuqinë e firmave në treg e në lidhje marrëveshjesh për shit-blerje etj.
Përshkrimi i shkurtër i programit
Kuptimi mbi marketingun e produkteve bujqësore dhe metodat për studimin e tij. Miksi i marketingut dhe zhvendosja në pozicion vendndodhjeje e firmave të depozitimit por edhe atyre të përpunimit. Konkurrenca në tregjet e produkteve bujqësore dhe ushqimore si dhe tipet e saj. Fuqia në treg dhe fuqia për marrëveshje e firmave, tipet e saj. Alternativat për marketing të fermerëve dhe agrobizneseve. Transportimi dhe ruajtja e produkteve. Çmimi qartësues i tregut dhe sinjal për prodhimin. Kanalet e marketingut dhe lidershipi. Tregtia me shumicë dhe tregtia me pakicë e ushqimeve.
Literatura
- Marketing of Agricultural Produkt. Richard L. Kohl, Joseph N. Uhl. Ribotimi i 10-të, Purdue University New Jersey, 2008.
- Le Marketing des produits agroalimenteires. Philippe Aurier, Lucie Sirieix. Dunod, Paris, 2004.
- Bazat e Marketingut. A. Verçuni, Tiranë 2007.
- Marketingu (Bazat). B. Ceku, A. Abazi, L. Elmazi. Tiranë, 2006
Kooperimi dhe Integrimi në Bujqësi, B. Musabelliu, P. Kolnikaj, Tiranë 2006