U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Metodologjia e Kerkimit ne Ekonomine e Zbatuar – Engjell Skreli, Gentjan Cera

Tekst Universitar

– Autor: Engjell Skreli, Gentjan Cera
– Shtëpia Botuese: “Maluka”
– Viti i Botimit: 2013
– ISBN: 978-9928-134-39-4
– Volumi me: 150 faqe
– Brendësia e librit: black
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (23×15.5)cm
– Pesha: 0.260 kg
– Çmimi: 1000 Lekë

Peshë 0.260 g/kg
Përmasa 23 × 15.5 cm

Libri Metodologjia e kërkimit në ekonominë e zbatuar trajton qasjen e përgjithshme ndaj kërkimit – tërësinë e parimeve, hapave, e udhëzimeve si dhe botëkuptimit për prodhimin e dijes së re. Me qasje të përgjithshme, në këtë rast, kuptohet formimi filozofik, identifikimi i problemeve të vlefshme të kërkimit, përdorimi i teorisë për analizën e problemit e deduktimin e hipotezave, përzgjedhja e metodave të përshtatshme për adresimin e objektivave, analizën dhe interpretimin e rezultateve të kërkimit dhe përgatitjen e rekomandimeve për përdoruesit e rezultateve të kërkimit.
Për përgatitjen e librit janë përdorur shumë burime literature. Nga ana tjetër, mënyra e të shkruarit reflekton mësimet e nxjerra gjatë testimit të leksioneve në auditor për disa vite me radhë. Në këtë kuadër, autorët pretendojnë për një punim origjinal të metodologjisë së kërkimit në ekonomi që i përshtatet një audience lokale.
Materiali është strukturuar në tre pjesë: bazat e metodologjisë së kërkimit, përgatitja e projektit të kërkimit dhe përmbyllja e procesit të kërkimit. Pjesa e parë përbëhet nga hyrja në metodologjinë e kërkimit, përmbajtja e kërkimit, dija në kërkim dhe në shkencë, si dhe bazat filozofike të kërkimit. Pjesa e dytë përbëhet nga propozimi i kërkimit, problemi dhe objektivat e kërkimit, kuadri konceptual, rishikimi i literaturës, metodat e procedurat dhe mënyrat e mbledhjes së të dhënave sasiore primare. Pjesa e tretë ka të bëjë me raportimin e kërkimit. Shtojcat e punimit adresojnë argumente të trajtuara në tekst, si dhe modele të dobishme jo vetëm për rishtarë në kërkim.
Libri eshte një hyrjeje në metodologji dhe është përgatitur kryesisht për programet e studimit Master Shkencash dhe Doktoratë të fakulteteve ekonomike. Ndërkaq, nisur nga gjerësia dhe thjeshtësia e trajtimit, cikli i leksioneve synon edhe një audience shumë më të gjerë.

Share në mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
636 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
543 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
426 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
199 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
161 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
138 products
Veterinari
Veterinari
133 products
Pyje
Pyje
131 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
131 products
Filozofi
Filozofi
85 products
Drejtësi
Drejtësi
76 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
70 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
65 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
59 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
51 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
31 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
3 products
Libraria Universitare UBT