Në kapitullin e I rë-Parazitologjia e përgjithshme jepet informacion mbi objektin e parazitologjisë veterinare në përgjithesi dhe parazitizmin si fenomen biologjik.Një historik i shkurter mbi zhvillimin e parazitologjisë, parazitet dhe përbujtësit, klasifikimin, veçoritë dhe maredheniet midis tyre, ciklin biologjik dhe ndryshimet evolucionare të parazitëve, sëmundjet parazitare, veçoritë dhe faktorët që ndikojne në shfaqjen e tyre. Flitet për imunitetin në semundjet invazive, lidhjet e parazitizmit me metabolizmin dhe prodhimtarine e kafshëve dhe shpendëve, dëmet që shkaktojnë sëmundjet parazitare, karakterin zoonotik të shumë sëmundjeve parazitare. Kapitulli ofron informacion të plotë për diagnozën në sëmundjet parazitare. Flitet për diagnozën koprologjike, hematologjike, dermatologjike, urologjike, imunologjike, ambientale dhe metodat e reja të percaktimit të llojeve të parazitëve.
Në kapitullin Protozologjia veterinare shpjegohen veçoritë morfologjike dhe biologjike të protozoarëve në të gjitha speciet e kafshëve dhe shpendëve dhe zoonozat parazitare. Ofrohet informacion i plotë për flagjelatët si leishmaniet dhe tripanozomozat, trikomonat, hekzamitat, histomonat. Flitet për amebat, microsporat, nozemat, encefalitozon dhe ciliatët parazitarë. Ofrohet informacioni i plotë për tipin apikomplexa dhe për të gjitha llojet e koksidieve të zorrëve, gjakut dhe indeve (Eimeriet, Izospora, Babeziet dhe Theileriet, Sarkocistet,Toxoplazmat, Kryptosporidiet, Plasmodium, Hepatozoon, Leukociotozoon etj.).
Në kapitullin Helmintologjia veterinare ofrohet informacion i plotet për veçoritë morfologjike dhe biologjike të trematodëve. cestodëve, nematodëve, akantocefalëve, pentastomomideve dhe anelideve. Flitet për Fasciolidae, Paramfistomatidae, Opistorhidae, Skistosomatidae, Prostogonimidae, Heterophyidae, etj. gjinitë, përfaqësuesit, taksonominë dhe sëmundjet e shkaktuara prej tyre. Flitet për cestodët dhe metacestodët e ripertypësave, shpendeve, gjithshkangrënësve dhe të mishngrënësve. Flitet për askaridet, oksiuret, rhabitidet, strongylidet, filaridet dhe adenophorea në derra, njëthundrakë, shpendë, ripertypësa, brejtës, kafshë të egra dhe dekorative, mishngrënës dhe gjithshkangrënës. Gjendet informacioni i nevojshëm për akantocefalët, anelidet dhe pentastomidët.
Në kapitullin Araknoentomologjia veterinare gjendet informacioni i gjithanshëm për interesin veterinary të tipit arthropoda.
Flitet gjerësisht për Krustacet, Arachnidet, Scorpionidet, rriqnat Ixodidae, Argasidae, Dermanysiidae, shkaktaret e zgjebeve ne kafshe, diagnozën, terapinë dhe profilaksinë e tyre. Flitet për Insektet Hemiptera, Mallofaga, Anoplura, Nenrendet Nematocera dhe Brachycera, Oestrus, Hypoderma, Gastrofilus. Muscidae, Hipoboscidae. Aphaniptera, Coleoptera
Në libër sillen 2 kapituj te fundit ku në njerin prej tyre gjenden të gjithë parazitët në kafshë të grupuar sipas specieve dhe vendlokalizimit në to dhe në kapitullin tjetër gjithshka që një studenti ose specialisti do ti duhej për një informacion për antiparazitarët dhe aplikimin e tyre në veterinari.