Fati i një libri nuk ngjason me atë të njeriut. Ditëlindja dhe ditëvdekja e këtij të fundit duken të përcaktuara. Ditëlindja e një libri quhet botim i tij, por libri ka kohë që është konceptuar dhe deri në botimin e tij, është një rrugë e gjatë.
Idea për të paraqitur problemet kryesore të sociologjisë rurale dhe asaj urbane ka filluar vite më parë, kur fillova të mbledh material për problematikën që mbulojnë këto disiplina sociologjike. Në sociologjinë rurale materialet ishin të shumta, por shumica më karakter empiric. Ato i referohen një problematike të përcaktuar në hapsirë dhe në kohë. Sa të vlefshme do të ishin për lexuesin shqiptar?. Mandej nuk duhet harruar se bota rurale është në transformim të vazhdueshëm nën ndikimin e shoqërisë urbane. Në këtë mënyrë, studimi i ambientit rural u mpleks me studimin e atij urban.
Problematika për të cilën interesohen këto disiplina sociologjike është mjaft e gjerë për më tepër për to interesohen edhe disiplina të tjera sociologjike. Përcaktimi i kufijve të kësaj problematike, dallimi nga disiplinat e tjera është problem më vete, pasi nuk ka një vijë ndarëse të prerë dhe të përcaktuar njëherë e mirë.
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Sociologjia Rurale dhe Urbane- Agim Muçaj
Tekst Universitar
– Autor: Agim Muçaj
– Shtepia botuese “AlbPAPER”
– Viti i Botimit: 2013
– Botimi i dytë
– ISBN 978-99943-45-44-1
– Volum me 326 faqe
– Cmimi: 1100 Leke
Peshë | 0.32 g/kg |
---|
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email
Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT
Libraritë më të mira në botë
- Libraria e Kongresit (Washington, SHBA)
- Libraria Bodleian (Oxford, Britani e Madhe)
- Dhoma e Leximit në Muzeun Britanik
- Beinecke Rare Book & Manuscript (SHBA)
- Libraria Apostolike e Vatikanit
- Libraria e Shën Markut (Venezia, Itali)
- Libraria Publike e Bostonit
- Libraria e Parlamentit Kanadez
- Libraria Publike e New York
- Libraria Thomas Fisher (Toronto, Kanada)